Seanca Kur'anore janë planifikuar në Armeni
Me rastin e Festifalit Dhjetë Ditor - Keramat, një numër i seancave Kur'anore janë planifikuar të mbahen nga Qendra Kulturore Iraniane në Armeni.
Sipas faqes të internetit të Organizatës Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie, programet do të fillojë në përvjetorin e lindjes së hazreti Ma'sumeh ((a.s.) motra e Imam Rizait dhe do të vazhdojnë deri në përvjetorin të lindjes së Imam Rizait (a.s.).
Tema bosht e seancave është Statusi i Kur'anit dhe Jeta Praktike e Imamit të tetë, Imam Rizait (a.s.)”.
Përkrahur nga Qendra Kulturore Iraniane, ngjarjet Kur'anore do të organizohen në bashkëpunim me Seksionin e Kur'anit të Xhamisë Blu të Jerevanit.
Xhamia do të mirëpresë programet pas namazit të akshamit çdo natë me pjesëmarrjen e Imamit të Xhamisë, Huxhet ul Islam Shaxh'an.
Përhapja e Kulturës Kur'anore në shoqëri është objektivi kryesor i seancave.
Këndimi i Kur’anit, përkthimi dhe interpretimi, si dhe diskutimet Kur'anore janë disa nga pjesët e ndryshme të programit.
Burimi: IQNA News