Instituti i Përkthimeve do të botojë përkthimin e Kur’anit në katër gjuhë
Drejtori i Institutit Terxhumani Vahi tha se do të publikojë katër përkthime të reja të Kur'anit të Shenjtë në katër gjuhë deri në fund të vitit aktual kalendarik iranian (i cili përfundon më 21 mars 2016).
Huxhet ul Islam Muhammed Naghdi tha për për Agjencinë IQNA se përkthimet janë në gjuhën ruse, gjeorgjiane, pashtu dhe balti.
Gjuha balti është një gjuhë Tibetike e cila flitet në pjesë të Pakistanit dhe Indisë.
Ai tha se përkthimet e Kur’anit kanë për qëllim të ndihmojnë folësit e këtyre gjuhëve që të njohin Librin e Allahut.
Ai shtoi se janë bërë përpjekje për të shmangur paragjykimet dhe çështjet sektare gjatë përkthimit.
Sipas Huxhet ul Islam Muhammed Naghdi, katër përkthimet janë në redaktim dhe do të jetë gati për botim pas disa muajve.
Deri më tani, Instituti i Përkthimeve ka botuar përkthimin e Kur’anit në anglisht, frëngjisht, turqisht, në gjuhën azere, kineze, japoneze, spanjolle dhe urdu, tha ai më tej.
Instituti Terxhumani Vahi ose Qendra për Përkthimin e Kur'anit të Shenjtë, u themelua në vitin 1994 në Republikën Islamike të Iranit me qëllim të paraqitjes të përkthimeve të besueshme të Kur'anit.
Dijetarët e Qendrës, Institutit dhe përkthyesit kanë paraqitur, përkthyer Kur'anin e Shenjtë në gjuhë të ndryshme.
Biblioteka e Institutit të Përkthimit të Kur’anit ka mbledhur përkthime të Kur’anit Fisnik në gjuhë të ndryshme.
Aktualisht, Institut mban kopje të Kur'anit të përkthyer nga 1.262 përkthyes në 145 gjuhë.
Instituti, gjithashtu, ka kataloguar të gjitha përkthimet dhe studiuesit që vizitojnë bibliotekën mund të gjejnë informacion mbi përkthyesin, sfondin e tij ose të saj, shkollimin e tij ose të saj, gjuhën, përkatësinë tij ose të saj fetare, dhe cilësinë e përkthimeve.
Burimi: IQNA News