Gjermani

Angela merkeli u bë e dashur si mbreti i krishter

Media e Lirë - Emigrantët musliman nga Siria, Afganistani e Iraku, nga ngazëllimi i madh i tyre, kur shkelin në tokë të Gjermanisë i shprehin ndjenjat dhe dashurin e madhe ndaj këtij shteti mikpritës dhe shpresëdhënës, e sidomos ndaj politikanes Angela Merkel. Ajo është si  mbreti i krishterë  Negusi ,  ai i cili në kohën e Profetit Muhamed i hapi dyert e shtetit dhe i pranoi të gjithë myslimanët që emigruan nga Mekeja.

Vendimi i Gjermanisë për suspendimin e rregullave dhe kushteve të Dablinit, sipas të cilët vendim,  emigrantët ishin të obliguar që të kërkojnë azil në vendin e parë në kufi  pas shtetit të vet. Ky vendim i Gjermanisë e ngazëlloi shumë emigrantë, të cilët në FACE BOOK-un e tyre kishin shkruar shumë parolla e mesazhe repekti, dashurie e ndershmërie për Angela Merkelin.

Handa Alrefaj ka shpërndar fotografin me fjalët në gjuhën arabe dhe gjermane, “ Të duam” ndërsa në komentuar ka cekur, se “ Merkelja e meriton falënderimet tona të përzemërta, për suspendimin  e kushteve të Dablinit, do të doja njëherë në jetë ta takoja”

Face Book është plot dashuri ndaj Angelës, “ajo është mbretëresha botët”, “nuk do t’ia harrojmë këtë të mirë që na ka bërë neve myslimanëve në kohët më të vështira” Zemra jonë është me Gjermanin, andaj në FB të gjitha postimet janë zemrat me foto dhe ngjyra të flamurit gjerman.

Gjithashtu falënderojmë Serbinë që me shumë njerëzi na kanë pritur në krahasim me Maqedoninë që na kanë trishtuar dhe ringjallë frikën e luftës. Ne nuk dëshirojmë të bëhemi ngarkesë për asnjë shtet nëse nuk kanë mundësi, ne kemi ardhur me pasurinë tonë, ma parat tona, neve vetëm na duhet një mbështetje morale dhe mirëkuptim nga të gjithë njerëzit e mirë të botës, thoshte Muhamed Hamdov.