Kosova

Kosovarët dështojnë , Amerikanët na lavdërojnë

Media e Lirë - U bënë marrëveshje , nënshkrime  në Bruksel ndërsa kosovarët vlojnë nga mllefi, revolta, mospajtimet dhe të padrejtat.  Faqet e internetit, portalet dhe rrjetet sociale, të gjitha pothuajse janë kundër kësaj marrëveshje, ata shkruajnë “Qeveria jonë e krijoi  Republika Serbskën në Kosovë” , “ Qeveria fashiste antishqiptare” , “ dirigjimi i Bashkësisë Ndërkombëtare  e favorizoi fuqishëm hordhinë serbe sepse saan lëpirësit qeveritarë  i frikohen mos tu ik karriga” etj etj

 

Albin Kurti,  Nasterdamusi i Vetëvendosjes, i kishte paraparë të gjitha këto tradhti dhe padrejtësi të qeveritarëve ndaj popullit të Kosovës,  këtë mund ta ndiqni në videon në vijim.

 Ai pyetet : çfarë dobi ka përfituar Kosova gjate këtyre bisedimeve me Serbi? Unë siç e kam ndjekur me vëmendje çdo bisedë që është zhvilluar gjatë këtyre viteve lidhur me asociacionin,  deri me sot Kosova nuk ka shënuar asnjë dobi ne favor të saj, përpos gjithnjë në dëm të Kosovës.

Sipas ztr. Kurtit është e pakontestueshme pse këta politikanë i nënshtrohen trusnive të ndërkombëtarëve nëse populli i votuan me votë të lirë.  Përse këta politikanë nuk japin dorëheqje nëse u nënshtrohet  trysni aq e  madhe ndaj tyre nga ana e ndërkombëtarëve, në mënyrë që të evitohen të gjitha dëmet në dëm të Kosovës dhe për çfarë arsye duhet të bisedohet me Serbinë për çështjet e brendshme të Kosovës ? Kur do ta kuptojmë ne që në këtë planet tokë  jemi vetëm,  andaj ne duhet angazhuar e përpjekur qe ne vet te kujdesemi për veten tone, e jo kështu gjithmonë duke shpresuar mrekullira nga te tjerët?

 

Komentet e mençura  të qytetarëve dhe analistëve nëpër rrjetet sociale.

·         Lëvizja Vetëvendosje  nuk është parti ilegale ose OJQ, por partia VV është një parti e regjistruar zyrtarisht dhe populli voton për të.

·         Se pari Kosova duhet te antarsohet ne OKB si dhe gjithashtu ta siguron karrigen ne OKB/UN e pastaj te integrohet ne e antarësohet ne organizata ndërkombëtare duke përfshi këtu edhe Bashkimin Evropian

·         Ambasada Amerikane në Kosovë këtë marrëveshje e vlerëson se “ Marrëveshjet që respektojnë sovranitetin,fitore për të gjithë. “ por analistë këtë e kuptojnë ndryshe, se : Ky  ambasador ka filluar menjëherë me politiken e mëparshme që për çdo dështim na lavdëronin!”

·         Albini ishte ai që me  mish e shpirte mundohej ti mbroj interesat e vendit. Ndërsa këta kolaburatorët e shesin Kosovën, nga frika se SHBA-t nuk i lejojnë të bëjnë karrierë politike.

Dinakria e Stefanoviqit paraqitet kështu se “ Zajednica s’ka kompetenca ekzekutive, as pavarësi në vendimmarrje”, por nëse pak i studioni këto oika të marrëveshjes mund ta vlerësoni sa dinak është ky Stefanoviqi. Ja pikat e marrëveshjes:  Zajednica e gëzon:

    - kryetarin e vet,

    - identitetin e vet me flamur,

    - kuvendin e vet me deputet,

    - komunikimin e panvarur permes telekomit te Serbise,

    - ministrin e shendetsise,

    - ministrin e rajonit,

    - ministrin e buxhetit,

    -  ministrin e kultures,

    - ministrin e mbredshem,

    - ministrin e arsimit, “

Këto kushte dhe pika të marrëveshjes mund ti kuptojë edhe një qytetarë i thjeshtë që është shumë pak i kyçur e i ditur për politik, dhe mund ta dijë se të gjitha këto kompetenca zyrtare i gëzon çdo shtet i plote, prandaj “ Për hajr” na qoftë Republika Serpska në Kosovë” thonë qytetarët me zemër të thyer e më dinjitet të përdhosur.

·         Ndërsa sa i përket Kosovës ajo gjithnjë mbeti në sundim, se kurrë në histori s’ka ditur të sundojë apo të udhëheq si duhet, prandaj:

-        Kosova asgjë nuk mund te vendos pavarësisht  pa u konsultuar me USA e EU,

-       mandej Kosova s'ka Armatë,

-       Kosova nuk ka qasje ne sovranitetin dhe integritetin vet,

-        Kosova është e izoluar,

-        Kosova nuk gëzon as një te drejte ndërkombëtare,

-       Kosova në asnjë forum apo mbledhje  ndërkombëtare nuk mund ta shpreh opinionin e vet,

-        Kosova përjashtohet nga te gjitha tregjet etj etj

 Pra me një fjalë Kosova është tejet e degjeneruar në krahasim me Associacionin e Kosovës , e lëre më mos të flasim sa është e lanë mbrapa në krahasim me shtetet e plota ne rajon apo ne mbar globin.