Bosna Hersek

Emigrantët nuk duan të qëndrojnë në Serbi, e kanë të njohur ndodhinë e Bosnjës

“Kam ikur nga Siria sepse burrin më kanë mbytur duke qenë civil, faji i tij ishte vetëm pse nuk qenë pjesëmarrës në ushtin e DAISH-it ngase ne e kemi përkrahur kryetarin tonë Asadin dhe nuk e kemi pa të udhës të bëjmë luftë qytetare.  Gjithashtu myslimanët sirian janë të njoftuar me luftën në Bosnje dhe të bëmat serbe, andaj ne nuk ndiejmë siguri dhe ngrohtësi mikpritje në këtë shtet edhe po të na kishin ofruar azil.

Sirianja Amina 25 vjeçare, është njëra nga 900 emigrantët që këtyre ditëve arritën në Serbi.

Gazetarët kishin marrë këtë informatë tërthorazi , se myslimanët sirian janë të njoftuar me luftën në Bosnje dhe të bëmat serbe, andaj ne nuk ndiejmë siguri dhe ngrohtësi mikpritje në këtë shtet edhe po të na kishin ofruar azil. Ne jemi të frikuar nga dhuna, ja shikoni këtu në këtë grup kemi shumë njerëz që kanë qenë pjesëtarë të ushtrisë së lirë, por më është e padurueshme edhe ata na janë bashkangjitur neve, duke qenë më të rrezikuar nga ushtria ngase dezertimi numërohet mbytje për tradhti dhe ISIS nuk ka mëshirë në këtë çështje.

Amina shprehet me lot në sy duke pasur dhimbje të mëdha ngase ishte shtatzënë dhe kishte ecur dy ditë në këmbë. “Kam ikur nga Siria sepse burrin më kanë mbytur duke qenë civil, faji i tij ishte vetëm pse nuk qenë pjesëmarrës në ushtin e DAISH-it ngase ne e kemi përkrahur kryetarin tonë Asadin dhe nuk e kemi pa të udhës të bëjmë luftë qytetare.  Prandaj, unë më,  nuk e shihja të udhës të qëndroja në mes të luftës së padrejtë dua të mendojë për të ardhmen e 2 fëmijëve dhe  foshnjës që e mbaj në bark,  që do ta emëroj sipas emrit të burrit tim të vdekur. “

Në kampe të Serbisë emigrantët  vetëm pushojnë  nga 5, 6 orë sa për marrë veten dhe pastaj vazhdojnë rrugëtimin për në Hungari e më tutje.  Një nga emigrantët mysliman nga Afganistani ishte i maltretuar  nga rrahjet e policit Hungarezë e rrahu pa arsye duke i thënë “ pse e doni popullin Hitlerist” . Kjo na bënë shumë të shqetësuar se ende paska racista e nacista në këto kohë moderne në Evropë, tha i riu i rrahur. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}