Përkujtim i planifikuar në përvjetorin e rrëmbimit të Imam Musa Sadr-it
Një përkujtim është planifikuar të mbahet më 30 gusht 2015 në Nabatieh, në Libanin e Jugut, për të shënuar përvjetorin e 37-të zhdukjes së Imam Musa Sadr.
Lëvizja e Libanit Amal do të organizojë këtë ngjarje, ku është planifikuar të flasë kryetari i Kuvendit të Libanit, Nabih Berri, njofton Al-Nushra.
Imam Musa Sadr dhe dy shokët e tij, Muhammed Jakubi dhe Abbas Badreddin u rrëmbyen në gusht të vitit 1978, gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.
Ishte planifikuar që Imam Musa Sadr të takohet me zyrtarët e qeverisë së diktatorit libian Muamar Gadafi.
Imam Musa Sadr dhe dy shokët e tij nuk janë parë apo dëgjuar që atëherë dhe fati i tyre ende është i panjohur edhe pas përmbysjes së regjimit të Gadafit në vitin 2011.
Burimi: IQNA News