Kulturë

Shkolla e Kur’anit hapet në Gana

Një shkollë e Kur'anit dhe Shkencave Kur'anore u hap në Gana nga Instituti i Bamirësisë Shejh Eid i Katarit.

Sipas gazetës Al-Shark, shkolla është themeluar në bashkëpunim me anëtarët e Qendrën Islame të Bamirësisë  Abdullah ibn Halifah nga Katari.

Shkolla ka një xhami dhe një qendër arsimore për nxënësit e nivelit fillor.

Promovimi i mësimeve të Kur'anit në Gana, zhvillimi, edukimin fetar në  këtë vend afrikan dhe ngritja e një brezi që të njihen me mësimet Islame janë disa nga objektivat e shkollës së re.

Shkolla Kur’anore  është ngritur në një sipërfaqe prej  400-metra katror dhe ka kushtuar  287.000 rialë të Katarit deri në përfundim.

Islami është një prej feve të mëdha që praktikohet gjerësisht në Gana. Prania e Islamit në Gana daton që  në shekullin e dhjetë.

Muslimanët përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë  prej 27 milionë banorëve sa ka ky shtet në Afrikën Perëndimore. 

Burimi: IQNA News