Në rusisht, Kur’ani është përkthyer 13-të herë
Drejtori i Institutit Terxhumani -e Vahy (Përkthimi i Zbulesës) tha se Kur'ani i Shenjtë deri më tani është përkthyer 13-të herë në gjuhën ruse. Duke folur për Agjencinë IQNA News, tha se disa prej përkthyesve e kanë përkthyer të gjithë Kuranin në rusisht, ndërsa të tjerët e kanë përkthye pjesërisht Librin e Shenjtë, Kur’anin.
Ai iu referua përkthimit të Kur'anit nga Nikolayev si një nga më të hershmit në gjuhën ruse.
Kur’ani i përkthyer nga Nikilajev u përfundua në vitin 1864 dhe është botuar në Moskë në 622 faqe, theksoi studiuesi.
Ka pasur përkthime të tjera të tilla si ato nga G.S. Sablukov (1993), V.M. Porokhova (2003, Damask), N.O. Othmanov (1995 dhe ribotim në vitin 1999, Moskë), D.N. Boguslavsky (2000, Stamboll), dhe I. Yu. Krachkovsky (2002, Minsk), vazhdoi ai duke thënë.
Në fillim të muajit, një ekspert iranian i çështjeve kulturore ruse e përshkroi përkthimit Kur'anit nga Nuri Muhamed Othmanov si përkthimi më i mirë i Librit të Shenjtë në gjuhën ruse.
Parviz Kassemi tha se Nuri Muhamed Othmanov bëri përpjekje të mëdha në përkthimin e Kur’anit që të jetë sa më i saktë në përthimin e tij, i cili u botua në vitin 1995.
Nuri Muhamed Othmanov u kujdes maksimalisht për të përcjellë me saktësi kuptimin e Kur’anit për lexuesit, të cilët nuk e njohin gjuhën arabe, tha Parvi Kassemi.
Burimi: IQNA News