Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Mesazhi i imam Hameneit drejtuar popullit iranian

Lideri i Revolucionit Islamik ajetullah Hamenei ka theksuar nevojën e maturisë të popullit dhe zyrtarëve të Republikës Islamike të Iranit kundruall komploteve dhe konspiracioneve të armiqve. Udhëheqësi suprem imam Hamenei të mërkurën gjatë takimit të qeverisë me kryetarin iranian Hasan Ruhanin dhe anëtarë të delegacionit qeveritar, ka vlerësuar me rëndësi të veçantë bisedimet nukleare në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore si dhe largimin e pengesave dhe problemeve në rrugën e tyre. Ai ka vlerësuar nevojën e maturisë kundruall planeve të armiqve për depërtim dhe ndikim në Iran. Lideri I Revolucionit Islamik ajetullah Hamenei njashtu ka shprehur shqetësimin dhe preokupimin nga moskujdesi eventual dhe mendjelehtësinë ndaj qëllimeve armiqësore në bisedimet nukleare, dhe shtoi:” Nga fillimi i revolucionit e gjer në ditët e sotshme, armiqësia e sionistëve dhe amerikanëve kundrejt revolucionit dhe Republikës Islamike nuk është zbehur, dhe ky fakt në asnjë rast nuk guxon të harrohet nga mendja e zyrtarëve shtetëror”.

Ajetullah Hamenei më tej ka theksuar:” Duhet në çdo rrethanë, gjatë sjelljes së qëndrimeve revolucionare, të jenë decidiv, dhe pa kurrfarë frike të shpallen qëndrimet revolucionare të bazuara në mësimet e imam Homeinit të ndjerë përball armiqve”. Njashtu lideri i revolucionit islamik ajetullah Hamenei përveç theksimit të ruajtjes të zhvillimit të përshpejtuar të zhvillimit shkencor, ka vërtetuar nevojën e udhëheqjes në fushën e  kulturës bazuar në parimet dhe motot e imam Homeinit dhe Revolucionit Islamik”.

Udhëheqësi supreme iranian zhvillimin ekonomik e ka vlerësuar si prioritetin kryesor të shtetit, duke nënvizuar:” Shkenca është infrastrukturë e vërtetë e zhvillimit iranian, dhe sa më shumë duhet investuar në këtë fushë, pasi që ky është investim në ardhmërinë e Iranit”. Ajetullah Hamenei ka vlerësuar çështjen me rëndësi kontinuitetin e zhvillimit të ekonomisë, dhe theksoi:” Në cili do çoftë programim dhe organizim, qeveria duhet të jetë e përfshirë në tërësi në këtë, dhe duhet themeluar shtabin e udhëheqjes së ekonomisë së zhvillimit”. Përveç kësaj, imam Hamenei ka përshëndetur përpjekjet e qeverisë në domenin e zvogëlimit të inflacionit, paqes dhe stabilitetit relativ ekonomik në Iran.

Burimi: irib.ir