Amerike

Kush është kërcënim më i madh për paqen në botë?

Naom Çomski në një artikull ka shkruar:”Përveç republikanëve amerikan, mbretërisë së Arabisë Saudite dhe regjimit sionist izraelit, të gjitha vendet e botës kanë shprehur kënaqësi të madhe me arritjen e marrëveshjes në mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore lidhur me programin nuklear iranian. Të gjithë pozitivisht kanë folur për arritjen e programit të përbashkët të veprimit të quajtur Barxham. Mosmarrëveshjet e fundit lidhur me pranimin apo refuzimin e kësaj marrëveshjeje në Kongresin amerikan aq shumë e ka hutuar popullin amerikan sa që shumica nuk dinë se për çka është fjala. Gjer tani popullata amerikane e ka përkrahur marrëveshjen e arritur nukleare me Iranin. Në vazhdim të artikullit Çomski shkruan:” Nuk duhet harruar faktin se republikanët amerikan një kohë të caktuar janë shndërruar në “ kryengritës radikal” të cilët shumë pak bashkëpunojnë me çfarëdo procesi të punës normale të Kongresit amerikan. Ky proces i ndryshimit të marrëdhënieve në administratën amerikane ka filluar gjatë mandatit të Ronald Reganit, kur republikanët vështrimet e tyre i kanë orientuar drejt korporatave të fuqishme kapitaliste dhe imperialiste dhe xhepat e tyre kanë filluar të mbushnin me dollarët  e tyre. Në këtë mënyrë republikanët kanë ardhur në pozitë që mund të mobilizojnë trupin e madh votues në shoqërinë amerikane e cila politikisht nuk ishte e orientuar. “Profesori i pensionuar i Universitetit, Çomski ka thënë se Egjipti dhe disa shtete tjera rajonale kanë bërë përpjekje të madhe në krijimin e Lindjes së Afërt pa armatim nuklear, por pikërisht qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtar i këtij procesi. Me SHBA-të ishin edhe përcjellësit besnik të tyre, Britania e Madhe dhe Kanadaja. Edhe pse në vitin 1995 është miratuar rezoluta për de nuklearizimin e Lindjes së afërt,  kemi pare që SHBA-të nga ajo kohë e gjer tani ka qenë në mënyrë konstante kundër zbatimit të kësaj rezolute në praktikë. Të mos harrojmë se kryetari i SHBA-ve Barak Obama në dy rast ishte kundër zbatimit të kësaj rezolute për Lindjen e Afërt, herën e pare në vitin 2010, e herën e dytë në vitin 2015. Edhe pse me zbatimin e kësaj rezolute për de nuklearizimin e Lindjes së Afërt do të vie gjer të garancat e sigurta në botë se as Irani nuk do të ec drejt komponentës ushtarake të programit të tij nuklear, por shohim se faktet janë tjera, pasi që Shtëpia e Bardhë bënë përpjekje për sigurimin e sigurisë për regjimin sionist. Dhe ky është kërcënimi kryesor për paqen në botë”.