Arabia Saudite tradhëton Botën Islame
Ministri sirian i informacionit thotë se Arabia Saudite është përgjegjës për vdekjen dhe shkatërrimin në të gjithë Botën Islame sot, duke përfshirë edhe Sirinë.
Ministri sirian i informacionit thotë se Arabia Saudite është përgjegjës për vdekjen dhe shkatërrimin në të gjithë Botën Islame sot, duke përfshirë edhe Sirinë.
Omran el- Zoubi bëri komentet në një intervistë televizive të transmetuar të hënën, më 4 nëntor 2013.
Ai këshilloi Riyadhin, Arabinë Saudite, të ndalë politikën e saj e cila po sponsoron terrorizmin kundër Sirisë dhe në vendet tjera të rajonit, siç janë Iraku, Libani, dhe Algjeria.
Omar el-Zoubi kritikoi veçanërisht Ministrin e Jashtëm Saudit, duke thënë se Saud al -Faisal e ka ka shtyrë gjithmonë politikën saudite drejt dështimit.
Ai, gjithashtu, e ka quajtur Fejsalin si ana politike e terrorizmit të praktikuar nga mbretëria.
Saud al -Faisal e ka shtyrë gjithmonë politikën saudite drejt dështimit dhe në një qorrsokak dhe diplomacia saudite do të përballet me zhgënjim të pashoq , shtoi ministri sirian.
Komentet e tij erdhën pas një takimi ndërmjet ministrit Saud el-Faizal me homologun e tij nga SHBA, John Kerry të hënën.
Gjatë takimit, zyrtari nga Arabia thuhet se ankohej për mosveprimin e Komunitetit Ndërkombëtar rreth krizës siriane, veçanërisht me vendimin e SHBA-ve për të mos ndërhyrë ushtarakisht.
Siria ka akuzuar Arabinë Saudite se është një nga sponsorët kryesorë rajonal që përkrahë militantët e huaj në Siri.
Të hënën , Omar el-Zoubi tha se qeveria siriane nuk do të marrë pjesë në Konferencën e ardhshme të Paqës, Gjeneva II, në qoftë se qëllimi është që kryetari Bashar al -Assad të heqë dorë nga pushteti.
Ne nuk do të shkojmë në Gjenevë për të dorëzuar pushtetin siç e dëshiron ( Ministri i Jashtëm Saudit Princi Saud ) al -Faisal dhe kundërshtarët e ndryshëm jashtë vendit , tha Omar el-Zoubi.
Siria ka qenë e kapluar nga trazirat vdekjeprurëse që nga viti 2011. Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë .
Sipas OKB-së, më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë dhe një total prej 7.8 milionë të tjerë janë zhvendosur për shkak të dhunës.