Përgjigjia e Ahmed Tajjibit, Ndaj letrës Së Ajetullah Mekarim Shiraziut
“Pala e vetëm fituese nga zhvillimi i luftrave në gjirin e muslimanëve, është pala armike e cila ia ka dalë mbanë që t’i fusë muslimanët në kurth”.
“Sipas lajmërimit zyrtar të bërë nga zyra e Ajetullah Mekarim Shiraziut, Ahmed Tajjibi dijetari i universitetit egjiptian të Ez’herit, në përgjigjen e tij ndaj letrës së Ajetullah Mekarim Shriraziut, përcillte mesazhefalenderuese”.
“Ahmed Tajjibi, dijetari i universitetit egjiptian të Ez’herit, mes të tjerash kishte shkruar:
“Këndvështrimet e ndryshme të doktrinave muslimane, duke tejkaluar përmasat intelektuale janë shndërruar në shkaqe për nxitjen e luftrave, vrasjeve dhe gjakderdhjeve në mesin e muslimanëve. Lërmëni t’u sqaroj se, zhvillimi i këtyre luftrave është shumë i dëmshëm si për besimtarët muslimanë sunnitë ashtu dhe për besimtarët muslimanë shiitë!”
“Pala e vetëm fituese nga zhvillimi i luftrave në gjirin e muslimanëve, është pala armike e cila ia ka dalë mbanë që t’i fusë muslimanët në kurth. Orvatjet si tjetërsimi i identitetit etnik dhe fetar, përzierja në shqetësimet e brendshme të një shteti, fyerja e vendeve të shenjta të tij, sharja e njerëzve të respektuar të tij si dhe nxitja e luftrave në gjirin e muslimanëve, janë dukuri negative të cilat kanë tejkaluar përmasat intelektuale, të këndvështrimeve të ndryshme të doktrinave muslimane”.
“Unë personalisht kam bërë thirrje shumë herë, mbi organizimin e konferencave dhe seminarëve të përbashkët, mes dijetarëve të zgjedhur të muslimanëve sunnitë dhe dijetarëve të zgjedhur të muslimanëve shiitë. Unë besoj se, mbajtja e këtyre konferencave dhe seminarëve është zgjidhja e vetme, e cila do të na hapë sytë ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që na kanosen dhe do të na nxjerrë nga kjo errësirë drejt dritës së fitores”.
“Unë këshilloj që gjatë zhvillimit të këtyre konferencave dhe seminarëve duhet të bëhet e ditur, duke dhënë miratime të qarta mbi ndalimin vrasjes së muslimanëve shiitë nga ana e muslimanëve sunnitë dhe ndalimi i vrasjes së muslimanëve sunnitë nga ana e muslimanëve shiitë!”
Burimi: Rasthaber