Filmi Muhammedi (a.s.) synon paraqitjen e saktë të imazhin të Islamit
Regjisori i njohur iranian Mexhid Mexhidi tha se filmi i tij Muhammedi (a.s.) është prodhuar me qëllim të paraqitjes saktë të imazhit të Islamit.
Duke folur në një konferencë shtypi të hënën, Mexhidi tha se ideja për të bërë filmin i ka ardhur atij rreth tetë vjet më parë, kur një ceremoni nderimi ishte planifikuar të organizohet për të në Danimarkë.
Ai tha se ideja erdhi pasi disa gazeta daneze botuan karikatura fyese të Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).
Mendova, se si ata mund të mbajnë një ceremoni nderimi për mua në një vend ku besimi im dhe të shenjtat e besimit tim fyhen… Kështu, në një letër ju shkrova se unë nuk mund të marrë pjesë në ceremoninë (në një vend) ku përdhosen të shenjtat e fesë time .
Mexhidi shtoi se pas një farë kohe ai vendosi që në vend të reagimit të tij ndaj fyerjeve për të shenjtat Islame, është më mirë për të bërë disa veprime për të prezantuar kulturën Islame dhe kjo është arsyeja pse filloi prodhimi i filmit Muhammedi (a.s.) tetë vjet më parë .
Drejtori iranian i nominuar me Oscar më tej tha se filmi i tij epik do të shfaqet për herë të parë më 26 gusht 2015, me rastin e përvjetorit të lindjes të Imam Rizait (a.s.).
Ai gjithashtu vuri në dukje se filmi do të hapë edicionin e 39-të të Festivalit Botëror të Filmit në Montreal (MWFF), i cili është planifikuar për datën 27 gusht –deri më 7 shtator 2015, në Toronto, Kanada.
Filmi Muhammedi (a.s.), është pjesa e parë e trilogjisë mbi jetën e Profetit Muhammed (a.s.).
Një numër i profesionistëve të vlerësuar ndërkombëtarisht, duke përfshirë fituesin e Academy Award për efektet vizuale, mbikëqyrësin dhe regjisorin Scott E. Anderson, tri herë fitues i Çmimit Oskar, drejtori i fotografisë, italiani, Vittorio Storaro dhe i mirënjohuri projektuesi kroat, Milijen Kreka Kljakovic janë bashkëpunëtor në bërjen e filmit.
Fitiuesi i Academy Award, kompozitor indian Allah-Rakha Rahman ka shkruar, komponuar muzikën për filmin.
Sipas faqes së internetit të MWFF së, filmi nuk e paraqet Muhammedin [s.a.v.s.], por paraqet jetën e tij, kohën pagane me gjithë tiraninë e saj dhe shtypjen siç është parë nëpërmjet syve të Muhammedit [s.a.v.s.] që nga lindja deri në moshën 13-të vjeçare.
Mexhid Mexhidi është një drejtor iranian i filmit i vlerësuar ndërkombëtarisht, është regjisor filmi, shkrimtar, filmat e të cilit kanë prekur shumë tema dhe zhanre dhe kanë fituar shumë çmime ndërkombëtare.
Filmi i tij i mirënjohur, Fëmijët e Qiellit (1997), ishte filmi i parë iranian i nominuar për Academy Award (Filmi më i mirë në gjuhë të huaj ) në vitin 1999.
Filmi i Mexhid Mexhidit ”Ngjyra e Xhennetit” në vitin 1999 është zgjedhur një ndër dhjetë filmat më të mirë të vitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2000.
Burimi: IQNA News