Përkthimi i Othmanovit, përkthimi më i mirë i Kur'anit në rusisht
Një ekspert iranian i çështjeve kulturore ruse e përshkroi përkthimin e Kur'anit nga Nuri Muhamed Othmanov si përkthimi më i mirë i Librit të Shenjtë, Kur’ani, në gjuhën ruse.
Duke folur për Agjencië IQNA, Parviz Kassemi tha se Nuri Muhamed Othmanov bërë përpjekje të mëdha, sa i përket përkthimit të Kur’anit, që të përdorë fjalët sa më të sakta në përkthimin e tij, i cili u publikua në vitin 1995.
Ai u kujdes maksimalisht për të përcjellë me saktësi kuptimin e Kur’anit për lexuesit, të cilët nuk e njohin gjuhën arabe, tha Oarviz Kassemi.
Ai vuri në dukje se përkthimi u ribotua në vitin 1999 dhe 2007 dhe për këtë vepër madhështore Nuri Muhamed Othmanov fitoi `ÇmiminFederal të Rusisë në shkencat në vitin 2002.
Nuri Muhamed Othmanov u lind në vitin 1924 në Makhachkala, Dagestan. Ai doktoroi në letërsinë persiane në vitin 1954 në Universitetin e Moskës.
Ai shkroi më shumë se 250 vepra në fusha të ndryshme shkencore, duke përfshirë edhe shkencat Kur'anore.
Ai fitoi Çmimin e Parë Letrarë të Sa'adiut paraqitur nga Qendra Kulturore Iraniane në Moskë në vitin 2014.
Burimi: IQNA News