Kosova

Surroi dhe Konjufca, nuk pajtohen për marrëveshjen e “zajednicës”

Lidhur me marrëveshjen e të martës në Bruksel,  ztr. Veton Suroi këtë bashkësi e numëron si Asociacion/Bashkësia e komunave serbe, apo entiteti legal për të cilin u pajtuan të dy qeveritë, është një autonomi territoriale e serbëve të Kosovës, shkruan Veton Surroi në analizën e tij të marrëveshjes së arritur të martën, në Bruksel, mes Isa Mustafës dhe Aleksandër Vuçiqit.

Në analizën në vazhdim, deputeti i Vetëvendosjes ztr. Glauk Konjufca ka theksuar se: “Edhe Vetëvendosje ka gabimet e veta. Por ne donim që të pengonim këtë që ndodhi. Nuk kemi folur kurrë për poste politike, por kemi dashur që ta marrim nën udhëheqje dialogun. Më besoni se kjo që ka ndodhur nuk do të ndodhte.

Ai ka thënë se këta njerëz, që vulosën marrëveshjet, kanë probleme me legjitimitetin e tyre personal.

Konjufca ka shprehur edhe një pyetje hipotetike.
“Për shembull a mund ta ndalë shteti jonë nëse Asociacioni i Komunave Serbe të lidh një marrëveshje me Asociacionin e Komunave të Rusisë. Këtu po bashkohen krejt njerëzit që janë kundër Kosovës”.

Konjufca e ka bërë të mundur që edhe ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq të jetë emri i presidentit të këtij asociacioni.

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet kjo të mos ndodh. Prej asociacionit do të jemi rob të Serbisë. Do të jemi në njëfarë nënshtrimi të vazhdueshëm me ta. Mendojmë që duhet një mobilizim i përgjithshëm qytetar. Po vërej që ky asociacion s’po i pëlqen askujt”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se duhet mobilizim qytetar për ta rrëzuar Qeverinë. 
“Në protestë ne nuk do të shkojmë që policia kur të na thotë kthehuni në shtëpi, ne të kthehemi. Ne do të vazhdojmë deri në fund. Ideja më e përafërt e të quarit deri në fund është rrëzimi i kësaj Qeverie”, ka thënë Konjufca.