Kulturë

Ndrroi jetë dijetari, komentuesi sirian i Kur’anit

Një, dijetar, komentues i shquar i Kur’anit nga Siria ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare.

Allameh Vehheb bin Mustafa el-Zahili vdiq të shtunën në Damask.

I lindur në vitin 1932, ai studioi fikhun dhe Sheriatin Islam dhe mori doktoraturën e tij në Universitetin e Kajros në Egjipt.

Allameh Al-Zahili u zgjodh në vitin 2008 si një nga 500 figurat më ndikuese  në Botën Muslimane.

Ai ishte anëtar i Këshillave për Fikh në Mekke, Xhiddah, Indi, Sudan dhe SHBA.

Dijetari sirian ka shkruar një numër të librave duke përfshirë edhe el-Munir - Komentimin e Kur'anit, i cili u botua në 16 vëllime.

Ky libër monumental prej 16 vëllimeve fitoi Çmimin Libri i Vitit në 1995. Ai gjithashtuka

paraqitur leksione mbi çështjet Kur'anore dhe Fikhut të cilat janë transmetuar në rrjetet televizive në Siri dhe shtete të tjera arabe.