Kine

Humbje të mëdha në bursat botërore

Dita e pare e javës në bursat globale në fillim të tregtisë është quajtur “hëna e zezë”, ndërsa çmimi i naftës, për here të pare nga viti 2009, ka rënë nën 40 dollar për barel, për shkak të gjendjes së ekonomisë kineze. Aksionet në Wall Street kanë rënë për 1000 pikë vetëm gjatë disa  minutave të hapjes së bursës. Tregjet aziatike kanë përjetuar humbje masive, e pas hapjes edhe tregjet kryesore evropiane. Më shumë se 300 kompani evropiane më të mëdha, me aksionet e të cilëve tregtohet në shumë bursa evropiane dhe botërore, të hënën kanë humbur 400 miliard euro në vlerën e aksioneve. Vlerat e aksioneve në Londër, Paris dhe Frankfurt në mënyrë rapide kanë humbur në vlerat e aksioneve më së shumti nga frika e ngadalësimit të rritjes ekonomike në Kinë.
Treguesit industrial në bursën e NewYorkut Dow Jones gjatë 10 minutave të para të menaxhimit ka humb 1000 pikë nga vlera e tërësishme, që është rezultat i shitjeve masive të aksioneve. Situata prej çastit në çast po ndryshon,  humbja momentale tani është 700 pikë. Në bursën e Shangait është shënuar rrënja prej 8,5% që është rezultati më i keq nga viti 2007. Investitorët global më së shumti frikësohen nga ngadalësimi i rritjes ekonomike në Kinë, e cila është ekonomia e dytë botërore. Banka Qendrore e ka devalvuar juanin para dy javësh, që shtoi shqetësimin nga ngadalësimi i rritjes ekonomike kineze.
Qeveria kineze gjatë muajve të kaluar ka future një varg masash drastike për të parandaluar zhvillimin e këtillë. Pekini për here të parë do të lejojë fondit pensional shtetëror investimin e 30% të mjeteve në aksionet e “shënuara” në bursën kineze. “Miliarda dollarësh të parasë shtetërore tani po shfrytëzohen që të ndihmohet tregu, por tregu jo që po bie, por edhe ekonomia kineze po shënon ngecje. Kinën e kanë shikua të gjithë si motor i rritjes globale, por tani kanë kuptuar se fjala është për ngadalësim”.
Dy arsye tjera për problemet aktuale në bursat botërore janë çmimet tejet të ulëta në karburanteve si dhe frika se Banka Qendrore amerikane në shtator do të rrisë normat e kamatës. Por disa investitorë janë skeptik se kjo do të jetë e mjaftueshme që të mbështetet tregu. Pushtetarët kinez kanë ofruar mbështetje të forte bursave të vet në vend pasi që indeksi kyç i bursës së Shangait ka shënuar rrënje më shumë se 30% gjatë periudhës prej tri javësh gjatë muajit qershor të këtij viti.