Kulturë

Festivali Ndërkombëtar Hazreti Zejnebe në Qerbela

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar Hazreti Zejnebe  do të organizohet nga Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë të Imam Husejnit në Qerbela, nga data 8-të deri më -11-të tetor 2015.

Sipas faqes të internetit të Kujdestaris së Xhamisë të Imam Husejnit  moto e festivalit është “Zejnebja – Shembull i durimit dhe dinjitetit”.

Sejjid Mejsar Al-Hakim, kryetar i Seksionit të Çështjeve Kulturore të Xhamisë së Imam Husejnit, tha se një Panair i Librit, Gara Letrare, Seminare, Ekspozita Artistike dhe me Fotografi, Drama dhe Sesione ku do të diskutohet rreth Hazreti Zejnebes janë disa nga pjesët e ndryshme të programi ndërkombëtar.

Një komision i veçantë është formuar nga Kujdestaria e Xhamisë së Imam Hysejnit për Festifalin e Parë Ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e Shejh Abdul Mahdi Kerbalaji, në krye të Kujdestarisë të Xhamisë së Imam Hysejnit.

Takime të ndryshme janë mbajtur në Irak për të organizuar sa më mirë këtë Festival Ndërkombëtar me karakter Kulturor-Fetar.

Burimi: IQNA News