Shqiptarët protestojnë , Serbët festojnë
Media e Lirë- Gjersa ishim nën sundimin Serbisë në ish Jugosllavi, deshëm s’deshëm festonim së bashku të gjitha festat komuniste, dhe në çdo festim e tubim brohorisnim “Vëllazërim e Bashkim”, ndërsa sot po ndodhë e kundërta, në të mire të Serbëve po nënshkruhen marrëveshjet pa qenë e pëlqimit shoqëria shqiptare, e më e keqja e kësaj pa qenë i njoftuar se për çka po bëhet fjalë e çka po nënshkruhet. Ndërsa sot dy nacionalitet e të njëjtit shtet, shumica proteston e pakica feston.
Sipas medieve të shkruara serbe që kanë informuar popullin e tyre pik për pikë se për çfarë bëhej fjalë dhe çfarë nënshkruhet, ishte e udhës të kremtohet, ndërsa shqiptarët të rrinë para ekraneve të revoltuar me padrejtësitë që po i bëhet Kosovës edhe gjatë luftës edhe tani në liri e demokraci.
Ja se pse kanë arsye të festojë, tani do ti cekim disa pika të Nënshkrimit të marrëveshjes për asociacionin.
· Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
· Asociacioni nuk do t’i nënshtrohet detyrimeve të caktuara tatimore dhe obligimeve të ngjashme që mund të ndikojnë në funksionimin e tij.
· Punonjësit në administratën e Asociacionit do të gëzojnë statusin e njëjtë me atë të punësuar në institucionet e tjera publike.
· Asociacioni do të jetë garanci për mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe forcimin ekonomik të serbëve në Kosovë.
· Qytetarët serbë të Kosovës do të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Asociacionin.
· Gjithashtu,është vendosur një kornizë përmes së cilës Asociacioni do t’i zbatojë detyrat dhe përgjegjësitë e tij, e posaçërisht ato në fushat e shëndetësisë, arsimit, zhvillimit ekonomik dhe planifikimit hapësinor, transmeton reporteri.
· Asociacioni do t’i përfaqësojë, kudo, interesat e komunave me shumicë serbe dhe popullsisë.
· Më tej, thuhet se Asociacioni do të ketë një lloj parlamenti që do të votojë statutin dhe që do t’i ndërmarrë të gjitha vendimet administrative.
· Në tekst thuhet se Asociacioni do të ketë përfaqësuesin e tij që do të përfaqësojë këtë trup kudo.
· Asociacioni do të përbëhet nga 30 pjesëtarë nga radhët e përfaqësuesve më të shquar politikë të popullit serb dhe Kishës Ortodokse Serbë në Kosovë dhe se këshilli, i ndihmuar nga administrate e Asociacionit, do të jetë përgjegjës për zbatimin e suksesshëm të detyrave ditore.
· Asociacionit i është njohur e drejta që të financohet drejtpërdrejtë edhe nga qeveria serbe.