Përkthimi i Kur’anit në dialektin kurmanxhi publikohet në Iran
Një përkthim i Kur'anit të Shenjtë në dialektin kurmanxh është botuar në Iran.
Përkthyesi, Musa Rezayi Guljani tha se ai e përktheu brenda një periudhe pesë vjeçare, duke filluar në vitin 1997 dhe deri në përfundim në vitin 2002.
Ai tha se Kur’ani është botuar në 604 faqe, secila faqe ka nga 16 rreshta dhe është shtypura në Shtëpinë Botuese të Kur’anit në provincën Razavi Horasan, në verilindje të Iranit, njoftoi Agjencia e Lajmeve IRIB News.
Sipas përkthyesit, Musa Guljani, Organizata Dar-ul Kur'an Kerim e dha lejen për botimin e përkthimit pasi e kontrolluan atë për t'u siguruar se a është në përputhje me rregullat e shkrimit dhe leximit të ajeteve Kur'anore.
Përkthimi do të përurohet këtë javë, tha përkthyesi.
Kurmanxhi është një dialekt i gjuhës kurde që flitet kryesisht në verilindje të Iranit.
Burimi: IQNA News