Kosova

Mitrovica dhe qytetarët – problem i pazgjedhur.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pranuar se në takimet që ka pasur me kryetarët e komunave të veriut si dhe me kryetarin e komunës serbe në Mitrovicë  ztr. Rakiqin, çdo herë ka pasur tensione, por se janë munduar që të stabilizojnë gjendjen politike në Mitrovicë, ngase kjo u ka shkaktuar shumë dëme në zhvillimin ekonomik. 

Komunat veriore të vendit do të organizojnë një konferencë të përbashkët të donatorëve. Nikoqir i kësaj konference do të jetë Mitrovica veriore.

Mirëpo, ende nuk dihet se kur do të mbahet ajo konferencë, ngase organizimi i saj varet edhe zhvillimet politike por edhe nga dialogu Kosovë-Serbi, konkretisht themelimi i asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Një ndër problemet kryesore të mitrovicasve është se klasa intelektuale ka lëshuar Mitrovicën dhe ndihet kjo mungesë e klasës intelektuale. Problem tjetër me rëndësi është se në Mitrovicën veriore ku kanë jetuar shqiptarët e të cilët tani janë larguar nga kjo pjesë edhe pse shtëpitë dhe pasurin ende e kanë atje, prandaj  komuna është në përpilim të planit operativ që sa më parë shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të zgjidhet ky problem i qytetarëve shqiptarë.