Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Letra e Udhëheqësit Suprem, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei do të shpërndahet në Panairin e Librit në Moskë

Një përkthim në gjuhën ruse i një letre shkruar nga ana e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei për të rinjtë Evropian dhe të Amerikës së Veriut do të shpërndahet në Panairin Ndërkombëtar të  Librit në Moskë.  

Në muajin janar, 2015, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei shkroi një letër duke i bërë thirrje të rinjëve evropianë dhe të Amerikës së Veriut për të fituar njohuri të drejtpërdrejtë dhe të dorës së parë për Islamin si reagim ndaj përmbytjes së paragjykimeve dhe propagandës negative.

Një version i letrës në gjuhën ruse është planifikuar për t'u shpërndarë dhe paraqitur për vizitorët e rinj evropianë në Pavionin e të Ftuarëve Special  të edicionit të 28-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Moskë. (MIBF).

Në këtë edicion që do të mbahet nga 2 shtatori  deri më 7 shtator 2015, Irani është i ftuari i nderit me një zonë të lirë prej 300 metra katrorë i dedikuar për organet kulturore  iraniane të pranishëm në panair, ku do të zhvillohet një  punëtori në kaligrafi persiane, miniaturë dhe muzikë.

Në margjinat e ngjarjes kulturore, për nder të Iranit, do të mbahet një program i veçantë me titull Një Ditë për Iranin.

Panairi Ndërkombëtar i Librit i Moskës është themeluar në vitin 1977 dhe është një anëtar zyrtar i Organizatës Ndërkombëtare të Botuesve të Librit.

Burimi: TASNIM