Matje e tensionit Diplomatik mes Kosovës dhe Serbisë
Qysh para 16 vitesh Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë (1998-1999), para gjithë botës e ka pohuar edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton duke nënvizuar se : “ Krizat e Kosovës kanë qenë gjenocid në mes të Evropës (, London, 2000, p.281).
Kjo e vërtetë mbi gjenocdin serb në Kosovë, do të duhej të ishte objekt debati si për qeveritë e deri sotme të Kosovës, ashtu, edhe për OKB-në, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe për Tribunalin e Hagës, jo statusi i minoritetit serb, as i pronave e as i manastireve serbe, sepse këto nuk janë të rrezikuara nga askush në Kosovë.
Ndërsa nga ana tjetër Presidenti Vuçiq i drejtohet opinionit se deri sa në Kosovë ka frikë se Kosova po shkon drejt bosnjizimit me Asociacion brenda Republikës, Vuçiq ka thënë se vendi i tij nuk do ta pranonte as një gjë të tillë. “Serbia nuk do të pranojë që Kosova të jetë shtet sovran ashtu siç është BeH”, citoi kryeministrin serb, Vuçiq. Duke vazhduar se kinse në Kosovë po bëhen diskriminime kundes pakicës serbe si dhe të kishës së tyre ortodokse.
Gjithashtu Kryeministr i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka thënë që shumica, por as ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk dinë çfarë janë kompetencat ekzekutive për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Por një temë e lartpërmendur lidhur me “diskriminimin” e minoriteteve serb dhe të kishës së tyre ortodokse në Kosovë, është gënjeshtra më e madhe dhe më turpshme, e shpifur në kohë paqeje në Kosovë nga ana qarqeve politike, shtetërore dhe kishtare të Serbisë (1999-2015), me qëllim që të ndikohet te faktorët dhe institucionet e bashkësisë ndërkombëtare (OKB dhe BE), që të revidojnë politikën dhe qëndrimet e tyre ndaj shtetit të ri të pavrur të Kosovës, në favorin e politikës kolonialiste serbomadhe, gjë që e gjithë kjo fushatë politiko-propagandistike dhe diplomatike e Beogradit zyrtar dhe e Moskës (edhe pas pavarësimit të Kosovës, 17 shkurt 2008) po “justifikohet” duke u thirrur në respektimikn e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, sipas së cilës, Serbisë si sukcesore e ish-RSFJ-së, i njihet e drejta mbi Kosovën si “pjesë e saj”.