Veprat digjitale të dëshmorit Ajetullah Sejjid Sadrit u publikuan në Kum
Një përmbledhje e veprave digjitale të Ajetullah Sejjid Bekir Sadër në persisht, arabisht dhe anglisht është botuar nga Qendra e Kërkimore Kompjuterike të Shkencave Islame.
Përmbledhja përfshin tekstin e plotë të 62 librave nga dijetari në 98 vëllime, si dhe vepra të tjera në komentimin e Kur'anit, shkencat Kur’anore, etikë, besimet fetare, histori, urdhërat fetare, drejtësi dhe çështje frymëzuese.
Publikimi i përmbledhjes ishte urdhëruar nga Instituti për Ringjalljen e Trashëgimisë të Sadr-it).
Familja dhe çështje gjyqësore, poezi dhe fizikë janë ndër temat që janë përfshirë në përmbledhje së bashku me biografinë e dëshmorit.
Video-Audio me fjalimet e tij për jurisprudencën, parimet islame, dhe hytbet, predikimet e ditës së Xhuma janë gjithashtu në dispozicion në këtë përmbledhje.
Muhammed Bakir el-Sadr (1 mars 1935 - 9 prill 1980) ishte një autoritet i lart fetar, një figurë e fetare irakiane, filozof dhe themeluesi ideologjik i Partisë Dawa Islamike, i lindur në el-Kazimija, Irak.
Ai është kushëriri i të dy Sadërve, i Muhammed Sadik al-Sadr dhe Imam Musa si-Sadër.
Ajetullah Sejjid Bekir Sadër ra dëshmor në vitin 1980.
Burimi: IQNA News