Anglia

Xhamia Finsbury Park hapë dyert e saj për të pastrehët e Londrës

Xhamia Finsbury Park në Londër, Angli
Xhamia Finsbury Park në Londër, Angli

Duke i dhënë përparësi komunitetit, një xhami në London Borough të Islington-it, ofron ushqime të ngrohta dhe mbështetje psikologjike një herë në javë për nevojtarët qytetit, duke reflektuar një nga parimet e bamirësisë të Islamit. 

Xhamia Finsbury Park ka hapur dyert saj në Londër për të pastrehët një herë në javë për të treguar fytyrën e vërtetë të Islamit.

Punonjësit socialë në xhami kohët e fundit mirëpritën dhjetëra njerëz në nevojë të cilët vijnë për të ndarë shqetësimet dhe shpresat.

Projekti është pjesë e disa nismave ndër-fetare që kanë për qëllim për t’i shërbyer komuniteteve përreth, tha Muhammad Ali, zëvendës –i udhëheqësit të  Xhamisë.

Xhamia organizon një numër aktivitetesh për muslimanët dhe jomuslimanët, Muslimanët duhet të kenë një rol në integrimin social. shpjegoi  Muhammed Aliu.

Sipas Ishijas, vullnetar në xhami, tha se të pastrehët janë duke kërkuar  sigurimet shoqërore, por ata kanë mbetur rrugëve.

Xhamia shpreson të sigurojë ushqim më të mirë me më shumë rregullsi, shtoi Ishiya.

Xhamia është tani i vetmja në vend që ka marrë Mirënjohje nga komisioni me titull: Çmimi i Cilësisë së Dukshme për punën e saj në komunitet.