Një anglez shet pronën e tij për të luftuar kundër ISIS-it në Irak
Një gazetë britanike zbuloi të hënën se një anglez e la familjen e tij dhe shiti pronën e tij për të financuar udhëtimin e tij në Irak për të luftuar kundër ISIS-it, ndërsa ai pohoi gatishmërinë e tij për të vdekur për hir të luftës kundër ekstremistëve.
Gazeta britanike Daily Mail, tha në një raport se Jim Atherton, i moshës 53 vjeç, la vendlindjen e tij në Britani, u largua nga gruaj e tij dhe tre fëmijët. Ai e shiti makinën e tij, motoçikletën dhe një varkë për të financuar udhëtimin e tij në Irak për të luftuar kundër ISIS-it , duke theksuar se ai ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të vdekur për hir të luftës kundër ekstremistëve.
Gazeta shtoi se Jim Atherton u bashkua me luftëtarë të tjerë nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, të cilët po luftojnë kundër ISIS-it.
Nga ana e tij, i biri i Jim Atherton, tha se Babai im e ndjeu si një obligim për të dalë dhe për të luftuar kundër ISIS-it, pavarësisht vdekjes së vëllait të tij me forcat britanike në Irak në vitin 2006.
Burimi: Independent