Krenaria dhe dinjiteti i emigrantëve musliman nuk pranoi ndihma nga policia maqedonase
Media e Lirë - Republika e Maqedonisë u akuzua nga shumë Institucione dhe media botërore për sjelljes brutale të policëve maqedonas. Ky migrim i popullatës mund të jetë ndoshta një problem për Maqedoninë për mos përballimin e këtij fluksi të refugjatëve, por maqedonia nuk i strehon këta emigrant por është vetëm një koridorë lidhës, prandaj nuk e emritojnë këta emigrantë të atakohen me sjelljet brutale të policëve, ngase emigrantët kanë ikur nga dhuna, krimi masakra e duarve të liga të ushtrisë së ISISI-it apo nga regjimet dhe mos kënaqësitë që kanë pasur në vendlindje për në shtetet më demokratike që janë në paqe.
Të gjithë menjë fjalë ishin “jo, jo, nuk duam ndihmë nga ju,”.
Për të përmirësuar gabim brutal të djeshëm, sot policia maqedonasi për emigrantët në Gjevgjeli ndao pako të ndihmave. Por, atakanë refuzuar paketat me ushqim dhe ndihmat e para nga policia. Në momentin kur është nisur policia që t’i shpërndajë paketat të gjithë emigrantët kanë filluar në shenjë revolte të bërtasin “jo, jo, nuk duam ndihmë nga ju,”.
Në Maqedoni u bllokua transiti i emigrantëve për shkaqe të ktizës dhe jo mundësisë së përballimit të këtij fluksi të refugjatëve të cilët kalojnë nga Greqia në Maqedoni e më tutje vazhdojnë për në Austri e Gjermani.
Autoritete e Maqedonisë lejuan disa emigrantë të hipin në tren gjatë natës, por qindra mijëra të tjerë janë ende “peng” në zonën e përbashkët kufitare me Greqinë. Thuajse të gjithë emigrantët e kaluan natën e mbrëmshme, në qiell të hapur dhe në të ftohtë, të shtruar në kartonë.
Mediat, si Reuters, ABC News etj komentonin nevojën për menaxhim të situatës, dhe jo të shtypjes së emigrantëve. Më i ashpër SkyNews, që hapej me titullin “Mizëria e Maqedonisë – emigrantë të përvuajtur, të lagur dhe të uritur”. Sipas burimeve të tyre, njoftohej se numri i emigrantëve do të vijë akoma në rritje, nga Greqia. Vetëm nga rrugët detare të Turqisë, gjatë muajit korrik, zbarkuan rreth 50 mijë klandestinë, të cilët doemos do kalojnë përmes të njëjtit korridor.
Nga Organizata “Legis” “Gjendja në kufirin Maqedoni Greqi edhe sot është dramatike ashtu siç ishte dje me atë se numri i refugjatëve është në rritje .Aktivistët që ndodhen në afërsi të kufirit dëshmojnë për përdorim të shok bombave ,shok granatave dhe plumbave të gomës gjithashtu refugjatët që lejohen nga policia maqedonase kur vinë në stacionin hekurudhorë më tej ankohen në trajtimin johuman por jo në atë mase sikurse dje. Vinë një numër i madh i fëmijëvë të traumatizuar të cilët natën kanë kaluar në mes të zonës të cilët janë të lagur ,me rroba të pa pastra me këpucë të shkatërruara, të uritur dhe të friguar”, tha Mersiha Smailoviq,
Gazetat e mëdha botërore, “The Gardian” komentonte emergjencën e emigrantëve për kurim, të cilët për shkak të shtytjes së madhe, në të shumtën e rasteve përjetonin gjendje të fikti. Në fotografitë ilustruese shfaqeshin emigrantë me plagë në këmbë e trup, nga goditja e forcave policore, plumbat apo edhe telat me gjemba.
CNN vazhdonte me apelin e institucioneve ndërkombëtare, konkretisht të komisionarit të lartë të OKB-së për refugjatët, António Guterres i cili foli direkt me ministrin e jashtëm Nikolla Poposkim, rreth asaj që agjencia e OKB-së e quajti “situatë rreziku në rritje” në zonën kufitare, ku u përdor edhe forca për të parandaluar hyrjen e emigrantëve.
Më i ashpër SkyNews, që hapej me titullin “Mizëria e Maqedonisë – emigrantë të përvuajtur, të lagur dhe të uritur”. Sipas burimeve të tyre, njoftohej se numri i emigrantëve do të vijë akoma në rritje, nga Greqia. Vetëm nga rrugët detare të Turqisë, gjatë muajit korrik, zbarkuan rreth 50 mijë klandestinë, të cilët doemos do kalojnë përmes të njëjtit korridor.