Rihapja e ambasadës britanike në Teheran
Ministri britanez i punëve të jashtme Philip Hammond pas katër vitesh e rihapi të dielën në Teheran ambasadën britanike, që është një hap i mëtutjeshëm drejt përfundimit të izolimit të Iranit.
Hammond ka shpall ambasadën të hapur dhe ka ngrit flamurin britanik në maje të ndërtesës e cila figuron qysh nga shekulli XIX-të, të cilin demonstruesit para katër vitesh e kanë demoluar. Njëkohësisht edhe Irani e rihap ambasadën e tij në Londër.
Hammond është shefi i pare i diplomacisë britaneze i cili viziton Iranin që nga viti 2003, dhe ka ardhur në vizitë vetëm pas disa javësh pasi që Irani ka arritur marrëveshjen me gjashtë fuqitë botërore lidhur me programin e tij kontravers nuklear.
Hammond ka thënë se marrëveshja nukleare dhe zgjedhja e Hasan Ruhanit për kryetar iranian në qershor të vitit 2013, i cili ka premtuar bashkëpunim të hapur me botën perëndimore, ishin kyç për përmirësimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.”Hapja e sërishme e ambasadës është hap kyç në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka thënë ai.
Përveç programit nuklear”Britania e Madhe dhe Irani do të duhej të jenë të gatshëm të bisedojnë për sfidat me të cilin ballafaqohen të dy vendet, duke përfshirë terrorizmin, stabilitetin rajonal, ISIS-in në Siri dhe Irak, lufta kundër tregtisë së drogës dhe migrimeve”.
Me Hammondin në Teheran ka mbërri edhe delegacioni i shumtë ekonomik britanez, të cilët do të bisedojnë me kolegët e tyre iranian lidhur me mundësit e ardhshme të shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve.
Burimi: Al Jazeera