Bosna Hersek

Dëbohet nga puna edukatorja që mbanë mbulesën Islame – Hixhabin

Lejla Avdiq është mësuese –edukatore në  institutin parashkollor “ Fluturaku” në Srebrenicë.  Një ish studente me mesatare të lartë,  mbetet e papunë pas marrjes së të drejtës së saj vetëm pse mbanë mbulesës islame hixhabit. Ndërsa punëtorët e UNDP e ushqejnë ende genocidin e 1995 në vend se të e përkrahin të drejtën ligjore demokratike.  

Lejla punon si edukatore në Srebrenicë, së bashku me shoqet e saja  ku edukon fëmijët boshnjak mysliman dhe serb.  Për shkak se Lejla e mban hixhabin prindërit e kësaj çerdhe kanë bërë peticion dhe kanë arritur që Lejlën ta largojnë nga puna me të padrejtë ligjore.  Më e keqja e kësaj është se këtë peticion e kanë përkrahur edhe ndërkombëtarët UNDP-së të cilët kanë nënshkruar dhe janë pajtuar unanimisht me propozimin e prindërve serb  të këtyre fëmijëve.

Në kërkesën e të “pakënaqurve “  thuhet se edukatorja Lejla Avdiq të largohet nga Çerdhja për shkak se me veshjen e saj  simbolizon fenë Islame dhe se ajo nuk duhet të ketë vend në këtë institucion.  Prindërit këtë kërkesë ia kanë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës në Republikën Serpska të cilët edhe e kanë aprovuar.

Lejla Abdic e dëshpëruar nga kjo e padrejtë në një shtet demokratik deklaron “ Vërtet nuk mund të besoj që pas 20 vite luftë mund  të dëboj vetëm pse nuk je si ta dhe dukesh ndryshe, kjo aspak nuk ka të bëjë me të drejtën dhe njerëzoren që të ma merrni bukën dhe cungoni aftësitë e mia.”,

Ndërsa burri i Lejlas Muhamed Avdiq shtonë “ është vështirë të besosh se në nënshkrimet e peticionit gjenden komshinjtë  tanë, të njohurit por edhe nga ndërkombëtarët të cilët kujdesen për këtë çerdhe në Srebrenicë.  E më e keqja e kësaj është se këta njerëz që janë nënshkruar punojnë në Organizatat joqeveritare  që thithin fonde ndërkombëtare dhe ende e ushqejnë këtë ndjenjën e gjenocidit në vendlindjen tonë Bosnje dhe Hercegovinë. “