Serbet e Kosovës kërkojnë “ Zajednicën” , shqiptarët do të kërkojnë autonomin në Luginë
Duke pas parasysh se Lugina pra Presheva, Bujanovci dhe Medvegja janë popullsi me shumicë shqiptare brenda kufirit të Serbisë, këta gjithnjë kanë kërkuar një reciprocitet, duke vlerësuar se të drejtat që serbët i kërkojnë dhe i kanë në Kosovë, të njëjtat t’i kenë edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Asociacioni i Komunave të Kosovës, që ndryshe po quhet edhe “zajednica”, që me ngulm po kërkohet nga serbët e Kosovës, ka bërë që edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës të ngrenë kërkesat e tyre.
Jonuz Musliu, përfaqësues politik i shqiptarëve, ka paralajmëruar se Lugina do të shpallë autonominë në rast se në Kosovë themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Ai ka thënë se do të kërkojnë bashkimin me Kosovën, në përputhje me me Referndumin e 1-2 marsit të vitit 1992.
Sipas Musliut, nëse serbët e Veriut shpallin Asociacionin e Komunave apo autonomi edhe ne në Luginë të Preshevës do të shpallim autonominë, me të drejtë të bashkimit me shtetin tonë amë, Kosovën. Ai është thirrur në referendumin e banorëve të Luginës së Preshevës të mbajtur në fillimmasrin e vitit 1992, duke thënë se vetëvendosjen e popujve e garanton edhe Karta e OKB-së, transmeton Zëri.
Musliu ka rikujtuar se disa herë kanë kërkuar
reciprocitet, kanë kërkuar që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut
mes Kosovës dhe Serbisë, por se një kërkesë e tillë është injoruar si nga
Serbia, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar. Ai ka thënë se janë të përkushtuar
që të gjitha këto kërkesa t’i arrijnë me mjete paqësore, pa dhunë, ngase siç ka
shtuar Musliu, zgjidhja e problemit në Luginë do të thotë edhe paqe dhe
stabilitet për rajonin.
“Edhe për shqiptarët e Luginës duhet të vlejë parimi i reciprocitetit, atë që
marrin serbët në Kosovë, të marrin shqiptarët në Luginë”,