600 mjekë musliman nga pesë kontinente në Xhaminë e Imam Rizait
Sejjid Muhammed Xevad Hasheminexhad tha: Ky grup i mjekëve ka ardhur në Mashhad me qëllim të promovimit të njohurive të tyre dhe krijimin e lidhjeve shkencore me qendrat shkencore të Xhamisë së Imam Rizait, si dhe për të vizituar ambientet e shenjta të Xhamisë së Shenjtë, ata kanë parë programe të ndryshme kulturore të Zyrës së Vizitorëve jo-iranian, brenda dy ditësh , vuri në dukje ai.
Në këtë ceremoni, një nga ekspertët fetarë dha disa shpjegime mbi aktivitetet e Xhamisë së Imam Rizait dhe informoi rreth shërbimeve kulturore të ofruara për visitorët jo-iranian, vazhdoi ai.
Në vazhdim të ceremonisë, Huxhat al-Islam Kazemi mbajti një fjalim mbi karakteristikat shkencore dhe etike të Imam Rizait dhe në fund, ai iu përgjigj pyetjeve të audiencës.
Në fund të ceremonisë, pjesëmarrësve ju dhuruan disa paketa kulturore, duke përfshirë libra të tillë si 'Biografia e Imam Rizait', 'Vizita nga pikëpamja Sunnite', '40 Hadithe të Shenjta ',' Zoti Dërgoi Mikun ', etj . në gjuhën angleze , shtoi ai.
Burimi: AQR