Kermanshah mirëpret Garat Kur’anore Kombëtare të Iranit
Provinca perëndimore e Kermanshahut u zgjodh të mirëpres Garat Kur’anore Kombëtare të Iranit këtë vit.
Ky njoftim vjen nga Huxhet ul Islam Sejjid Mustafa Husseini, kreu i Departamentit për Çështje Fetare-Kur'anore dhe Çështje të Bamirësisë.
Ai tha se regjistrimi ka filluar për të marrë pjesë në fazën paraprake të garave të këtij viti, cili do të jetë edicioni i tij i 38-të.
Regjistrimi do të vazhdojë deri më 5 shtator 2015 dhe faza në shkallën provincial do të mbahet në tetor, vazhdoi zyrtari duke thënë.
Huxhet ul Islam Sejjid Mustafa Husseini gjithashtu vuri në dukje se raundi i fundit i ngjarjes Kur'anore Kombëtar është planifikuar për fund të nëntorit.
Edicioni i mëparshëm u zhvillua në muajin shkurt, në qytetin veriperëndimor të Iranit, në Tabriz, në provincën lindore të Azerbajxhanit.
Burimi: IQNA News