Anglia

Prania e femrave saudite në stadiumin e Londrës ndezi debatin

Zgjedhje e vështirë:

Ndërsa disa kanë argumentuar se pjesëmarrja e femrave saudite në ndeshje është një reflektim i lirisë së tyre personale, të tjerët e miratoi praninë e tyre.

Xhiddah:  

Prania e femrave  saudite në ndeshjen e Super Kupës Arabe  mes Al-Hilal dhe Al-Nasr në Londër të mërkurën ka një ndezur një debat midis sauditëve  në faqet e rrjeteve sociale.

Si zakonisht, liberalët dhe konservatorët kishin pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje. Ndërsa disa kanë argumentuar se pjesëmarrja e femrave  saudite në ndeshje është një reflektim i lirisë së tyre personale, të tjerët nuk e miratojnë praninë e tyre, duke pretenduar se ato u shfaqen të zbukuruara,   me shumë grim.

Aktivistja e të drejtave të grave Kholoud Saleh Al-Fahed shkroi në Twitter se këto mendime nuk kanë rëndësi apo ndikim në femrat saudite.

Bota  nuk merret me diskutimin e ndeshjes, tani janë të zënë duke analizuar femrat saudite, të drejtat e tyre dhe të mbuluarit e fytyrës së saj , tha Samar Khan, një hulumtuese  dhe doktoresh në Londër. 

Walid al-Howairini ka thënë: Femrat që e reklamojnë veten dhe heqin mbulesen e tyre janë duke mos iu bindur Zotit, sepse mbulesa e tyre është një formë e adhurimit.

Incidenti ka sfiduar perceptimin që të rinjtë të veprojnë si kafshët dhe vajzat janë gjithmonë viktima, tha Ahmedi  në një faqe interneti.

Sipas Abdullah Al-Shaibani, nëse femrat morën pjesë në ndeshje të zbukuruara, me grim, kjo nuk i jep të drejtë çdokujt për të folur për sjelljet dhe qëllimin e tyre. Duke folur keq për të tjerat është më e keqe se sa me u zbukuruar me grim, tha ai.

Siklet i vërtetë, shton Ali Al-Mansour, është se sauditet ndoqën  ndeshjen pa ngacmime apo problemeve në Britani të Madhe, ku ekzistojnë ligje anti-ngacmimit, por femrat e mbuluara në Britani të Madhe vazhdimisht  ngacmohen . 

Për fat të keq, ndeshja ka çuar në publikimin e fotografive të femrave saudite pa dijeninë apo miratimin e tyre, shkruan Abdulsalam el-Jemeni.

Disa, si Abdullah Al-Daudi, kanë shkuar aq larg sa dyshoojnë nëse ngjarja sportive ishte thjesht një rastësi apo e planifikuar më parë.

Për entuziastët e ndeshjes,  Al-Hilal doli fitimtar, duke fituar ndeshjen 1-0.

Burimi: Arab News