Takimi dhe akordimi i dy krerëve të qeverisë së Kosovës dhe Serbisë
Media e Lirë - Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi kurrë më parë nuk u tregua kaq i ashpër me homologun e tij serb në lidhje me spastrimin etnik që po bëhet ndaj serbëve në Kosovë. Ai vazhdoi të deklarojë se në Kosovë nuk do të lejohet që historia të rishkruhet për të turbulluar dallimin në mes të shtypësit dhe viktimës (të shtypurit).
Takimi i radhës mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit në një anë, dhe Aleksandër Vuçiqit e Ivica Daçiqit, në tjetrën, të martën e ardhshme, do të jetë takimi ku do të vihen firmat e tyre në marrëveshjet për të gjitha temat që kanë mbetur pezull, përfshirë asociacionin e komunave serbe.
Thaçi i ka thënë Daçiqit se ka qenë Serbia dhe ushtria e këtij shteti që ka bërë krime në Kosovë, që ka shkatërruar mbi 300 objekte fetare, që ka djegur mbi gjysmën e Kosovës në vitet 98/99., që ka larguar dhunshëm mbi 1 milion qytetarë të Kosovës. Këto të gjitha sipas Thaçit janë spastrim etnik ndaj shqiptarëve dhe për këtë Kosova nuk do të rrijë duarkryq por do të ngrejë padi.
Gjithashtu Thaçi ja ka bërë me dije homologut të tij serb që Kosova do të marrë ndonjëherë leje nga serbët apo shteti serb.
“Ju do të vazhdoni luftën se e keni zakon por prapë do ta humbisni”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimi të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
“Ne do të mbrojmë trashëgiminë e luftës sonë, lirinë e Kosovës dhe pavarësinë tonë”, ka thënë Thaçi.
Me këtë akordim krerët e dy qeverive do të prezantohen para kancelares gjermane, Angela Merkel, në Samitin e Ballkanit Perëndimor Vjena 2015, që mbahet në kryeqytetin austriak, më 26 dhe 27 gusht, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast, 6 shteteve të rajonit do t’u zotohen 1 miliard euro për projekte të ndryshme, përfshirë autostradën Nish-Prishtinë-Durrës.
Për këtë projekt me 27 gusht do të bisedojnë në një takim të veçantë kryeministrat Edi Rama, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiq, bashkë me Komisarin për Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn, presidentin e Bankës Investive Ervopian, Werner Hoyer dhe presidentin e bankës Evropianë për Rindërtim e Zhvillim, Suma Chakrabarti.