Serbia

Mijëra imigrantësh në Serbi drejt Evropës

Kryeqyteti Beogradi në veçanti dhe Serbia në përgjithësi gjatë këtyre ditëve është ballafaquar me një valë të madhe të imigrantëve të cilët nëpërmjet këtij vendi duan të kalojnë në Hungari dhe më të tutje të arrijnë në Evropën Perëndimore.

Me dhjetëra, qindra njerëz janë shtrirë në parkun e qytetit në mes stacionit të autobusëve dhe trenave në Beograd. Nuk janë as turistë, e as udhëtarë vendor, nga të gjithë të tjerët dallohen se nuk kanë kofera, por vetëm ndonjë çantë e vogël shpine, celular dhe pak para në xhepin e tyre. Temperatura është 38 shkallë Celsijus, ndërsa xhaketat me mëngë të gjatë janë të varura në gardh, nga e cila lenë të kuptohet se janë nis për rrugë të gjatë udhëtimi.

“Shumë jam i lodhur,  tre ditë këtu flejë”, thotë Omari, 20 vjeçar nga Halepi i Sirisë. Në rrugë jam  tre vite, duke llogaritur edhe kohën në kampin e refugjatëve në Turqi”. Kryesisht janë me shumicë grupe të rinjsh, por ka edhe plaka me shamia, familje të tëra me fëmijë të vegjël qëndrojnë nën lisa, të rrethuara me grumbuj plehrash. Të bardhë, të zezë, arab, por edhe aziatikët. Të gjithë janë të qetë dhe të heshtur. Dy fëmijë vraponin për një kohë të shkurtër, por në thirrjen e babait të tyre kthehen menjëherë.

“Imigrantët rreth stacionit të autobusëve janë vetëm maja e ajsbergut”, sqaron Radosh Gjuroviqi nga Qendra për azil.” Imigrantët janë prezent kudo në Serbi, nga kufiri jugor me Maqedoninë gjer në atë verior me Hungarinë, rreth stacionit në Beograd janë të përqendruar vetëm ata që nuk kanë para për të fjetur në hotele dhe bujtina. Në mëngjes në hotelin me tri yje në qendër të qytetit në vend të backpackersave të pritshëm, restorantin për mëngjes e kanë mbushur familjet nga Siria dhe Afganistani. Të veshur si qytetar të cilët janë duke kaluar si kalimtar rasti. Në Serbi në ditë vijnë rreth 2.000 imigrantë, nga fillimi i vitit nëpër vendin tone kanë kaluar rreth 130.000 njerëz”, theksoi Gjuroviqi. Vlerësohet se në Serbi për momentin janë rreth 70.000 imigrantë. Imigrantëve në parkun e qytetit zyrtarët lokal beogradas iu kanë siguruar disa kamiona me ujë të pijshëm dhe disa tualete të lëvizshme. “Ka një muaj që kanë filluar të grumbullohen në parqet rreth stacionit”, thotë Pexha Millosavljeviqi.

“Nga Beogradi shkojnë në Suboticë, mund të i shohësh duke udhëtuar në këmbë për skaj të rrugës. Atje do të provojnë të kalojnë kufirin me Hungarinë, e cila veç është duke ndërtuar murin në kufi për parandalim. Por, njerëzit janë të vendosur që të arrijnë, asgjë nuk mund t’i ndal ata. Vetëm kontrabandistëve do t’ju rrisin fitimin e tyre, pasi që transferimi i tyre do të bëhet më i shtrenjtë”, sqaron Gjuroviqi. Organizatat joqeveritare imigrantëve ndonjëherë i shpërndajnë pak ushqime dhe pajisje higjienike. Një njeri i gjatë me bermude dhe me një zinxhir të artë rreth qafës, është duke biseduar me një grup. Pas gjysmë ore shohim se njeriu i gjatë largohet nga parku, e pas tij së paku edhe 10 imigrantët, disa të rinj, dy fëmijë dhe tri gra me shamia të zeza. Sigurisht se janë marr vesh. Taksistëve është ndaluar të vozisin imigrantët, pasi që policia i ndalon dhe i dërgon në gjyq për dënim.

Matanë rrugës është garazha publike montazhe dhe parku i dytë. Më tutje në park tri gra me shamia të zeza dhe në fustanet e tyre tradicionale të mbyllëta qëndrojnë mbi koferat. Janë të heshtura, dhe vështrojnë përreth tyre. E thërrasim të riun afër tyre, por ai e thërret tjetrin i cili di të flas më mire anglisht: Ahmedi është  një udhëheqës joformal i grupit, nga Siria dhe Iraku, e njëri edhe nga Egjipti. Dy net janë duke fjet në park. Më së vështiri e kanë pas në Maqedoni, atje policia i ka shpërndarë me shkopinj gome. Ahmedi na tregon edhe mavijosjet të fituara nga shkopinj e gomës nga policia maqedonase. Tre javë iu kanë nevojitur që të vijnë nga Turqia në Serbi,një javë kanë pritur në Turqi anijen për  Greqi, pastaj dy ditë kanë qëndruar në Maqedoni, dhe tani dy ditë janë në Serbi.”Ku jeni duke shkuar”? “Vështirë është të thuhet”, thotë Ahmedi tridhjetëvjeçar, me tenë të bardhë dhe me syze, me mjekër të shkurtër dhe kapelë të zezë. Vëllai i tij gjendet në Finlandë dhe e ka këshilluar që të provojë që të shkojë në Gjermani.

“I përngjajë atyre, ndoshta kjo do të më ndihmojë”, thotë ky i ri irakian. Në Bagdad e ka kryer fakultetin, ka magjistruar në lëmin e bibliotekistit. Por në Bagdad nuk ka vend për jetë. Dua qetësi, e jo luftë”.” E di që nuk do të kam lehtë”, shtoi ai me përzierje të shpresës dhe fatalizmit.

“ Ti ke pasaportë, ndoshta do të mund të vijë me ty”, me pak shpresë përpiqet por edhe heq dorë, para se fjalinë ta kishte thënë gjer në fund. Pranë karrocës së invalidëve gruaja e re luan me vajzën dyvjeçare. Vjen policia dhe ndihma e shpejtë, ndonjë taksistë e kishte lënduar ndonjë fëmijë nga parku. Nuk po zvogëlohej rendi para çeshmes në të cilin njerëzit i lajnë duart dhe këmbët, për t’u freskuar. “Unë dua në Gjermani të studiojë IT,” thotë Heshmat Samat i riu me sytë e zi. Ka 16 vjet, me prejardhje nga Afganistani i lindur në Iran, në mërgim si refugjat. Të njëjtën rrëfim ka edhe miku i tij Navip Ahmed Azim:” Prindërit para 20 vite kanë ikur nga Afganistani në Teheran. Por aty nuk ka punë as për prindërit e mi”. Ata i kanë lënë prindërit dhe janë nis drejt Perëndimit. Navipi do që të jetë pilot.”Dua të kem jetën e bukur, familjen time në qytetin e bukur. Të gjitha veç luftë jo”, thotë Navipi.

Burimi: jutarrni.hr