Gratë në Arabinë Saudite fituan drejtën e votës në votime
Gratë në Arabinë Saudite kanë fituar të drejtën e votës në zgjedhjet nacionale, shkruan “Independent”. Sikurse zyrtarët kanë theksuar ”kjo është hapi i rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë bazuar në zgjedhje”, të cilët do të mbahen në fund të vitit.
Në shtetin në të cilin të drejtat e grave janë të kufizuara në disa raste, ato kanë fituar të drejtën e votës, por edhe të drejtën e kandidimit. Xhemila al Sadi dhe Safina al Shamati do të jenë femra të para në listën zgjedhore ndërsa regjistrimi i votueseve do të zgjas 21 ditë.
Mbreti Abdullah ka deklaruar se do të jep të drejtën e grave që të marrin pjesë në zgjedhje, pasi që në zgjedhjet e vitit 2011 nuk kanë pas të
Drejtë, që ka shkaktuar zemërim të thellë në tërë vendin. Aktivistët për të drejtat e grave kanë vlerësuar si hap i rëndësishëm, megjithatë konsiderojnë se do të jetë rrugë e gjatë për të fituar të drejta të barabarta me meshkujt.
“Ky hap është i mirëseardhur, por kjo është vetëm një pjesë e së cilës duhet të bëhet lidhur me çështjen e barazisë së gjinive. Të përkujtojmë se gratë nuk do të mund të shkojnë të vetmet me veturë të votojnë, pasi që atyre edhe më tutje i u është ndaluar të vozisin. Ato edhe më tutje nuk mund të udhëtojnë, të kenë marrëdhënie pune, arsimim të lartë superior apo edhe të martohen pa lejen e kujdestarit të gjinisë mashkullore” ka theksuar Karen Midlton nga organizata Amnesty International.
Burimi: globalcir