Kine

Si e kalojnë muslimanët Ramazanin në Kinë dhe Hong Kong?

Shkruar nga Sa'diyya Nesar

  Shkrimtare, Hong Kong

 

    

Muslimanët e racave të ndryshme  luten së bashku dhe hanë së bashku me paraqitjen e kuzhinave të reja që nga ajo kineze deri tek kuzhina pakistaneze.

Sa herë që dikush mendon për fenë në Kinë, sundimin komunist dhe Mao-n në mënyrë automatike i vijnë në mendje mendimet ku feja nuk është e lejuar të predikohet apo edhe të praktikohet nga qytetarët e saj.

Kjo është arsyeja pse është e papritur për shumë njerëz se Kina ka miliona muslimanë praktikantë, dhe se Islami u prezantua në Kinë 1400 vjet më parë, pra që nga fillimi i historisë Islame, kur shoku i profetit Muhammed Sad ibn Waqas (Allahu qoftë i kënaqur me te) ka emigruar në Kinë për të përhapur mësimet e Islamit.

 

A agjërojnë muslimanët në Kinë?

 

Islami, pra, nuk ka qenë i panjohur për disa banorë të Kinës, ku ka fshatra të banuara me muslimanë madje edhe e praktikojnë fenë Islame edhe pse qeveria ka njohuri. Muslimanët janë të lejuar të luten, të agjerojnë dhe të shkojnë në xhami por me kufizime, nuk lejohen muslimanët të predikojnë nëpër fshatrat  jo-islamike, me qëllim të përhapjes së Islamit në të gjithë Kinën.

Ka, megjithatë, imamë kinezë të cilët e udhëheqin namazin me xhemat dhe ka vende për muslimanët për t’u mbledhur, për të hanger iftarin së bashku  dhe për të falur namazin e teravive.

Megjithatë, në vitet e fundit, ka pasur një rritje në ndalimet në lidhje me agjërimin në disa provinca muslimane ku ka trazira politike.

Muslimanët ujgurë që janë të punësuar dhe për studentët ka e qenë e  ndaluar agjërimi në Kinë kryesisht për shkak të trazirave politike në  provincen  Xinjiang që ndodhet në kufirin perëndimor të Kinës, pranë Taxhikistanit dhe Kirgistanit.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar muslimanët nga agjërimi, ku zyrtarët e qeverisë janë bërë kinse nuk po shohin.

Dhe për shkak të kufizimeve strikte politike, muslimanët kinez në mënyrë tipike janë të rezervuar, kështu që nuk ka shumë aktivitete në shumë komunitete, dhe agjërimi kryhet privatisht për shkak të politikave qeveritare.     Pra, traditat shoqërore janë të vështira në Ramazan.

 

Hong Kongu është  ndryshme

 

Është është një vend i veçantë, ose më mirë një ishull, në anën jugore të Kinës, me një regjim të ndryshëm dhe me rregulla tjera, një vend që është i njohur me emrin Hong Kong. Ishte një koloni britanike dhe është bërë një rajon i veçantë administrativ i Republikës Popullore të Kinës në vitin 2007.

Hong Kongu  ju kujton njerëzve rrokaqiejt e tij  dhe rritjen e zhvillimit materialist, si një qendër ndërkombëtare dhe financiare për disa nga njerëzit më të pasur në botë.

Një keqkuptim i zakonshëm për fenë në Hong Kong është se, edhe pse   njerëzit e kanë lirinë për të praktikuar fenë (për shkak të ligjeve demokratike, por nuk ka interesim për fe apo gjëra shpirtërore për shkak të jetesës e cila është thjesht jetesë materialiste.

Globalizimi në Hong Kong ka shkaktuar paraqitjen e  grupeve të besimeve të ndryshme nga të gjitha këndet e botës të cilat shkaktuan rritjen e kureshtjes në drejtim të kërkimit gjërave shpirtërore, duke përfshirë edhe  fenë Islame, fenë me rritjen më të shpejtë në botë.

Komuniteti  Muslimanë  jo vetëm që lejohet për të praktikuar fenë, por e gëzon edhe lirinë për të predikuar, për të ligjëruar për një publik të gjerë. Kjo ka shkaktuar rritjen e misionarëve muslimanë të cilët kanë disa organizata ndërkombëtare islamike në Hong Kong, ndër më të njohurat është Ekipi i Shërbimit Islam Ndërkombëtar, HK), themeluar nga vëllai ynë egjiptian Wael Ibrahim. 

Muslimanët në Hong Kong janë  duke vazhduar agjërimin gjatë muajit të Ramazanit. Ka pasur grupe të ndryshme me tradita islame të ndryshme që agjërojnë muajin e Ramazanit në Hong Kong për shkak se Hong Kongu është një qendër ndërkombëtare me muslimanë nga kultura të ndryshme.

Disa e fillojnë Ramazanin një ditë më parë apo një ditë më vonë për shkak të prejardhjeve të ndryshme duke e filluar agjërimin sipas vendit nga kanë ardhur.  

Menuja e ushqimeve të reja dhe llojet e praktikave fetare ka thyer barrierat  tek muslimanët. Tani ata i presin iftarët e hanë bashkarishtë, tek njëri-tjetri ose nëpër xhami.   

Tubime të veçanta zakonisht  bëhën kur “Kur’ani bëhet hatme, përfundon se lexuari i tëri. Një tjetër dukuri shtesë në Hong Kong gjatë muajit të Ramazanit është përfshirja e muslimanëve në radio ku ka një program të  posaçëm për Ramazan çdo ditë gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Në këtë program, publiku i gjerë muslimanë apo jomuslimanë kanë rastin, mundësinë për të mësuar në lidhje me Islamin dhe Ramazanin. Mysafirët në radio zakonisht janë imamët lokal, myftiu apo ndonjë figurë me ndikim islam në komunitet që flet me shpresë për të lënë një ndikim tek dëgjuesit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

 

Vlera e Islamit dhe Ramazanit  në Kinë dhe Hong Kong

 

Liria publike në Hong Kong ofron një liri më të madhe në krahsaim me atë në Kinë, siç është agjërimi. Megjithatë, edhe pse Islami në Kinë është me më pakëz liri, nëpër fshatra në Kinë gjatë muajit të Ramazanit shpirti Islam është më i fortë, muslimanët janë më të bashkuar.

Prandaj Islami manifestohet dhe vlerësohet në Kinë përmes praktikave fetare, si namazi, adhurimi, agjërimi dhe në aktet e mirësisë kurse  në Hong Kong, liria Islame vlerësohet duke u demonstruar në adhurim dhe davet, misionarizëm.

Burimi: ABNA