Revolucioni islamik i Iranit e ka ngrit flamurin e fesë në botë
Kryetari i Republikës Islame të Iranit Hasan Ruhani ka thënë se fitorja e revolucionit islamik në Iran ka sjell valëvitjen e flamurit të fesë në botë. Kryetari iranian Hasan Ruhani gjatë programit të hapjes solemne të Asociacionit botëror të Ehli bejtit, në Teheran përveç tjerash ka thënë: ” Revolucioni Islamik ka sjell energji të re shoqërisë islame. Fitorja në Afganistan kundër armatës së kuqe sovjetike, ripërtëritja e mendimit islam gjatë gjithë Lindjes së Afërt dhe në botë, zgjimi i myslimanëve në Azinë Qendrore, lëvizja popullore e rezistencës në Liban kundër okupatorit cionist, lëvizja e grupeve islamike në Turqi dhe në veri të Afrikës, si dhe forcimi i lëvizjeve fetare gjatë gjithë botës islame janë pasojë e lëvizjes së madhe në krye me imam Homeinin. Këto aktivitete edhe tani vërehen në botë. Revolucioni islamik i ka treguar tërë botës se Islami nuk është skajshmëri porse është fe, etikë dhe moral, pasi që ky shembull dhe model nuk njohin kufijtë gjeografik dhe politik, dhe që gjatë tërë botës mund të ketë ithtarë të vet”. Ai ka thënë më tutje se kufijtë e islamit nuk janë në dhunë dhe luftë, por këto janë mirëbesim dhe fe dhe ka shtuar:”Zëri dhe thirrja Islame nuk është zgjeruar me plumba pushkësh, por nëpërmjet myezinëve, mejtepeve, xhamive, medreseve dhe tubimeve të përbashkëta”. Kryetari iranian ka thënë se në botën e lirisë i cili nuk pranon një mendim të vetëm dhe në të cilin vërehen zëra të ndryshëm, myslimanët posedojnë zgjidhje më të mira, pasi që Islami është fe e paqes, islami është fe e cila vetëm në rastin e fundit, kur nuk ka alternativë tjetë, do e shfrytëzojë shpatën, islami është fe e cila botës i prezantohet me anë të logjikës, mendjes dhe argumenteve.
Kryetari Ruhani ka shtuar:”Imam Homeini tërë botës i ka treguar se si sunitët dhe shiitët mund të jetojnë në harmoni, bashkësi dhe respekt të ndërsjellë, dhe se lideri i Revolucionit Islamik të gjithë myslimanëve ka treguar se si duhet jetuar bashkërisht që të bëhen fitimtar”. Kryetari iranian Hasan Ruhani ka përfunduar fjalimin duke theksuar:” Dje, Lindja dhe Perëndimi janë përpjek të deklarojnë se ka përfunduar epoka e fesë, gjersa Revolucioni Islamik ka treguar tërë botës se feja islame në të vërtetë është rruga e jetës. Edhe Lindja edhe Perëndimi kanë kuptuar se feja është diç e pandarë dhe prezente në botën islame. Për këtë arsye ata kanë nis rrugës së re me dëshirë që Islamin të paraqesin si fe e dhunës dhe e përçarjes sektare. Myslimanët janë atë të cilët duhet të ndalin qëllimet e tyre të turpshme dhe të luftojnë kundër këtyre devijimeve dhe përçarjeve sektare myslimane”.
Burimi: irib.ir