Kosova

Paralajmërohen protesta masive kundër marrëveshjeve në Bruksel

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ti kundërshtojë marrëveshjet e arritura në mes palës serbe dhe asaj kosovare në Bruksel, duke paralajmëruar edhe protesta masive kundër tyre.

Në konferencën për media nënkryetari i parë i kësaj lëvizje, Driton Çaushi, ka bërë të ditur duke se nga kjo marrëveshje po humbin më së shumti shtetasit e Kosovës, duke mos u arritur asnjë reciprocitet me Serbinë.

“Marrëveshja e fundit nuk dëshmon asgjë tjetër, përveç rrugës së njëjtë që kryeministri aktual, Isa Mustafa, po e ndjek me Qeverinë e kaluar dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke vazhduar koncensionimet drejtë shtetit serb dhe poetikës ekspansioniste të tyre”.

 

“Qytetarët e Republikës së Kosovës përveç se nënçmohet gjatë kalimit të kufirit me Serbinë, maltretimi i tyre vazhdon më tutje edhe me dëmtimin financiar që atyre u shkaktohet duke paguar taksa tepër të padrejta”, ka thënë Çaushi

Media e lirë - LVV nuk është e vetmja që kundërshton këtë marrëveshje, por ajo do të jetë e mobilizuar së bashku me partitë opozitare si kurrë më parë, që mos të lejoj të luhet me dinjitetin dhe gjepin e popullit nga qeveria e cila luan lojën injorante politike e cila ka një vizion të shkurtër aty për aty në mënyrë që të  pasurohen të “lartit “ në shpinë të popullit të përkulur nga heshtja naive dhe frika e shtypjes që i ka prurë varfërinë.