Vatikani është kundër çdo hipoteze për shpërbërjen e Irakut
Vatikani është kundër çdo hipoteze për shpërbërjen e Irakut. Kurdët, shiitët e sunitët duhet të bashkëpunojnë për të përballuar së bashku sfidat e vendit, sidomos ato të shkaktuar nga Isis.
Paul Richard Gallagher, Sekretari vatikanas për
Marrëdhëniet me Shtetet pohon se duhet t’i bëjmë ballë “rrezikut terrorist të
të ashtuquajturit Shtet Islamik, të cilit nuk i duhet njohur asnjë rivendikim
territorial apo karakter shtetëror dhe as pretendimi se përfaqëson Islamin e
vërtetë
Diniteti i çdo njeriu është pjesë e shenjtë e virtyteve
njerëzore, prandaj i referohem liderëve të Irakut, bashkësisë ndërkombëtare që të
favorizojë përfshirjen e të gjitha grupeve qofshin ata sunit, shiit, kurs të
krishterë , në jetën politike të vendit,
si edhe forcimin e institucioneve të shtetit të së drejtës, që e ka bazën në
dinjitetin e çdo njeriu dhe ka si horizont të mirën e përbashkët.
Gallagher rrëfen
se Vatikani është kundër çdo hipoteze
për shpërbërjen e Irakut. Kurdët, shiitët e sunitët duhet të bashkëpunojnë për
të përballuar së bashku sfidat e vendit, sidomos ato të shkaktuar nga ISIS.
Prelati anglez mendon se “formimi i një qeverie të
bashkimit kombëtar shkon në këtë drejtim, ashtu siç bën thirrje kryeministri
dhe autoritetet e tjera, jo vetëm civile, por edhe fetare. Bashkësia
ndërkombëtare mund ta mbështesë vendin në shumë mënyra, së pari, me ndihmë
humanitare, sidomos për të shpërngulurit e refugjatët, viktima të konfliktit”.