Muslimanët e Senegalit bëjnë thirrje për “Xhihad të Gjelbër
Duke folur për ndotjen e ambijentit në Senegal, udhëheqësit muslimanë kanë bërë thirrje për bërjen e një xhihadi të gjelbër kundër agresionit ndaj mjedisit, duke u bërë thirrje praktikuesve të fesë të përmbahen urdhëresave islamike rreth ndotjes dhe ruajtjen e sistemit ekologjik në këtë shtet të Afrikës Perëndimore.
Islami është i qartë. Çdo formë e ndotjes apo sulm, aggression, ndaj mjedisit është një gjynah, mëkat dhe është e ndaluar në mënyrë të qartë , th Imam Youssoupha Sarr, i cili u citua nga Al Jazeera.
Njerëzit duhet ta kenë ndërmend, ta përkujtojnë këtë.
Imam Sarr mbajti fjalimin para të xhematit në një xhami në Dakar në periferinë e mbipopulluar të Guedwaye, ku era, qeset e plastkës fluturonin nëpër ajër në rrugicat e ngushta.
Duke përmendur situatën e përkeqësuar të rrugëve dhe infratrukturën rurale në këtë shtet afrikan, Imam Sarr kërkoi nga populli për të zgjidhur probleme të tilla si kriza e mbeturinave dhe të mos hedhën në rrugë, lumenj dhe në bregdet të këtij shteti të Afrikës Perëndimore.
Kjo nuk është vetëm një problem lokal, kjo është një çështje globale. Vetëm Bota Muslimane po e injoron , tha Imam Saar, ndërsa mbante gishtin e tij tregues në ajër, si një shenjë që ka humbur durimin e tij.
Për udhëheqësit muslimanë si Imam Saar, çështja pasqyron dështimin nga udhëheqësit që të përmbajnë situatën e mjedisit në rregull.
Dhe më në fundit, fjalia e fundit , Imami tha Mbrojtja e mjedisit është një thirrje morale, një mesazh që ia vlen të përhapet.
Thirrja për deklarimin e 'xhihadit të gjelbër' vjen ndërsa Fondacioni Islamik për Ekologji dhe Shkenca e Mjedisit që kanë përgatitur gjithashtu një projekt-deklaratë që do të finalizohet në një samit në Stamboll në fund të këtij muaji.
Ndërsa ne jemi krijuar në strukturën e botës natyrore, dhurata e saj janë për ne që t’i shijojmë - por ne po i abuzojmë këto dhurata në atë masë që klima po ndryshon mbi ne, thuhet në deklaratë, raportoi Agjencia e Lajmeve RTCC.
Muslimanët janë të shqetësuar, sepse banorët muslimanë në rajonin e Sahelit të Afrikës janë ndër rajonet më të goditurat nga ngrohja globale, me shirat gjithnjë e më të paparashikueshëm që e dëmtojnë jetesën dhe mungesa e kujdesit të duhur mjekësor.
Islami urdhëroi të gjithë muslimanët në mbrojtjen e mjedisit në të cilin ata jetojnë dhe të kujdesën për shëndetin, të njohin nga shkaqet e sëmundjeve të cilat dëmtojnë individët dhe komunitetet.
Muslimanët përbëjnë rreth 94 për qind të popullsisë prej 13 milionë banorësh që ka Senegali, ndërsa të krishterët përbëjnë 5 për qind të popullsisë dhe pjesa e mbetur ndjek besimet pagane.
Burimi: IQNA News