Armatimi për “kryengritësit” sirian nëpërmjet Kroacisë
Në periudhën nga nëntori i vitit të kaluar e gjer në shkurt të këtij viti nga aeroporti Pleso i Zagrebit të Kroacisë kanë fluturuar gjithsejtë 75 aeroplan civil transportues me të cilin është bart armatimi për “kryengritësit” sirian, njofton gazeta kroate Jutarnji.hr nga burimet diplomatike. Me këta aeroplan, përveç armatimit kroat, është bartur edhe armatimi nga shtetet tjera evropiane, grumbullimin e të cilëve e kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas fjalëve të bashkë biseduesve , bartjen e dy-tri fluturimeve të para të armatimit e ka bërë kompania turke Turkish Cargo, pronë e Turkish Airlinesit, e më tutje bartjen e mëtutjeshme e ka marrë mbi vete kompania jordaneze Jordanian International Air Cargo.
Gjer tani është konsideruar se zyrtari i lartë kroat me kolegët amerikan, për të cilin ka shkruar edhe New York Times, ka negociuar bartjen e tepricës së armatimit jo perspektiv kroat për kryengritësit sirian. Por sipas burimeve të besueshme diplomatike, plani i armatosjes së kryengritësve sirian kishte një kontest më të gjerë.
Në të vërtetë zyrtarët amerikan kanë angazhuar partnerët e tyre, Kroacinë, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Turqinë në operacionin e armatosjes së kundërshtarëve të regjimit sirian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë organizuar grumbullimin e armatimit, Arabia Saudite ka paguar, ndërsa Turqia dhe Jordania kanë bartur armatimin i cili pastaj nga territori jordanez është transferuar më tutje në Siri.
Roli i Kroacisë ishte i dyfishtë. Ajo pjesën e tepricës së armatimit të saj, hedhësit raketor M79 dhe RPG-22, hedhësit duarsh RBG-6 si dhe topat M-60 i ka ndarë nga depot e saja për dërgim në Siri. Sasia e panjohur e armatimit të tillë ka shkuar në Siri në fillim të nëntorit të vitit të kaluar nga aeroporti i Zagrebit Pleso me aeroplan turk A 310. Por nga Plesoja e Zagrebit në organizim të amerikanëve është sjell armatimi nga disa shtete evropiane, në mes tyre edhe të Britanisë së Madhe, pas së cilës është bartur me aeroplan transportues të kompanisë jordaneze Jordanian International Cargo është dërguar në Jordani, e pastaj më tutje është transferua në Siri.
Ashtu mund të thuhet se aeroporti Pleso në Zagreb disa muaj ishte seli ndërkombëtare për bartje të armatimit për kryengritësit sirian. Për bartje janë shfrytëzuar aeroplanët A 310 dhe Iljushin 76 MF, me të cilin vlerësohet se janë kryer gjithsejtë 75 fluturime dhe janë bartur rreth 3000 tonë të armatimit dhe municionit të llojllojshëm. Sipas theksimeve të mediave perëndimore ky armatim ka arritur në organizim të amerikanëve dhe turqve.
Sikurse theksojnë bashkë biseduesit tanë, i tërë operacioni i bartjes së armëve nga aeroporti Pleso në Zagreb të Kroacisë u bë çështje sigurie pas interesimit të Kontrollit Mbikëqyrës të qarkullimit ajror të Bosnjës e Hercegovinës, për çfarë shërbenin papritmas aq fluturime të kompanisë jordaneze nga Zagrebi I Kroacisë. Njashtu në Zagreb është vërejtur aterrimi i shpeshtuar i aeroplanëve transportues jordanez. Sipas burimeve tona, është pikëpyetje se sa armatim ka ardhur në duart e Ushtrisë së lire siriane, të cilin e përkrah Perëndimi, e sa ka rënë në duart e grupeve të ndryshme të militantëve xhihadist.
Sipas incizimeve të publikuara kohë më pare, pjesa e armatimit e cila konsiderohet se rrjedh nga depot ushtarake kroate ka përfunduar në duart e Lëvizjes xhihadiste Ahram al Sham. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i cili ka thënë se ata së bashku e ndajnë armatimin e tillë me Ushtrinë e lire siriane.
Sipas disa informatave, armatimi i cili nëpërmjet Kroacisë ka arrit në Siri, ka rënë edhe në duart e brigadës së Martirëve të Jarmukut, të cilët para dy ditësh në rrafshnaltën e Golanit kanë kidnapuar 20 pjesëtar filipinez të Kombeve të bashkuara. Pikërisht, fakti se armatimi do të kishte mundur të përfundojë në duart e pjesëtarëve të lëvizjeve militante, më së shumti i frikëson politikanët perëndimore dhe se shumica e vendeve këmbëngulin që embargoja e Bashkimit Evropian në importimin e armëve ë Siri edhe më tutje të mbetet në fuqi. Këtë embargo e ka përkrahur formalisht edhe Kroacia, dhe se formalisht këtë embargo nuk e ka thyer pasi që me këtë operacion Kroacia e ka shit armatimin Jordanisë, e jo Sirisë.
Në tërë këtë ngjarje, Kroacia është treguar partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Uashingtoni ka luajt rolin thelbësor në procesin e anëtarësimit të Kroacisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Përveç kësaj ministria amerikane e mbrojtjes në masë të madhe me armatim dhe pajisje ndihmon ushtarët kroat në Afganistan dhe siguron fluturimin gratis të ushtarëve kroat në misionin ISAF në Afganistan.
Për këtë është plotësisht e qartë se Kroacia si aleate e besueshme pozitivisht i është përgjigjur kërkesës amerikan për bashkëpjesëmarrje në operacionin e bartjes së armëve në Siri, shkruan gazeta kroate Jutarnji.hr.
Burimi: Jutarnji.hr