Marrëveshja e Ohrit nuk tregoi suksese
Media e Lirë - Nëse krahasojmë gjendjen momentale të Maqedonisë, del në pah se Marrëveshja e Ohrit nuk ka treguar suksese të dukshme, prandaj sipas disa analizave, Maqedonisë më shumë i përkon që të shpallet shtet binacional.
Zijadin Sela , përfaqësues i subjektit politik
“Lëvizje për Reforma” në PDSH theksoi se Maqedonia duhet të shpallet shtet
binacional, dhe në vend të Marrëveshjes së Ohrit, duhet një marrëveshje e re.
Sela theksoi madje se Marrëveshja e Ohrit ka qenë e pasuksesshme, pikërisht për
shkak se nuk i korri rezultatet e pritura.
“Duhet të ketë marrëveshje të re, sepse nuk duhet më, një marrëveshje e cila
nuk respektohen, dhe për të cilën, institucionet nuk kanë as dokumentin
origjinal që t’i përmbahet. Duhet një marrëveshje e re me të cilën Maqedonia të
shpallej shtet binacional, ose bilinguale, pra e shqiptarëve dhe maqedonasve,
dhe ndarje buxheti në nivel lokal, e jo si tani, i centralizuar”, deklaroi
Zijadin Sela, Kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH.
Maqedonia gjithashtu ndien krizë politike, prandaj raportet tregojnë se
asnjë krizë maqedonase nuk mund të zgjidhet pa ndihmë të ndërkombëtarëve. Ndersa
disa lider partiak mendojnë se Maqedonia mundi që edhe pa ndihmë të huaj ta zgjedhë krizën.
Por, vetëm ka munguar vullneti tek politikanët. Ja siq mendojnë disa
analist.
“Mundeshim. Edhe bashkësia ndërkombëtare na lejoi dhe na dha hapësirë vetë ta
zgjedhim krizën. Tani kriza është shumë më ndryshe se në vitin 2001, por prapë
se prap nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik”, tha Malinka Ristevska Jordanova
nga Instituti për politikë europiane.
Ndërkaq ish-ambasadori i BE-së, Fuere thotë se”Nuk është hera e parë që ky vend
nuk mund t’i zgjedhë vet problemet e veta. “
“Fatkeqësisht, siç e pamë në vitet e fundit, lidershipi nuk ka mundur të
ballafaqohet me krizën. Kjo nuk është kriza e parë. Kishte kriza për shumë
vite, kurse faji për me zgjidhjene krizës është në lidershipin politik në
Maqedoni”, tha Fuere