Kosova

Marrëveshja Kosovë-Serbi u vendos në favor të Serbisë

Sa herë që bëhen marrëveshjet për ndonjë çështje të rëndësishme shtetërore në mes Kosovës dhe Serbisë, të shumët e rasteve shqiptarët mbesin të pakënaqur, sepse marrëveshjet duhet të jenë në pajtim reciprok e jo një palë të del e dëshpëruar e tjetra e favorizuar.

 

Marrëveshja Kosovë-Serbi për sigurime, nuk është fare reciproke, dhe sërish shumë më tepër i shkon në favor shtetasve serbë se sa atyre kosovarë, thotë gazetari Adriatik Kelmendi.

Sipas marrëveshjes për sigurimet e automjeteve nga Kosova në Sërbi dhe anasjelltas, u vendos që  tash e tutje automjetet me targa të Serbisë do të paguajnë 0 (zero) euro për të hyrë në Kosovë, derisa automjetet me targa të Kosovës do të detyrohen të paguajnë TPL+ në shumën prej 40 eurosh, sërish, me të hyrë në Serbi, duhet hequr tabelat RKS dhe vendosur ato të letrës ‘Proba’, të cilat më herët kanë kushtuar 5 euro në ditë. Nëse kjo shumë ka mbetur në fuqi, i bie se 40 eurove për TPL+ do t’i shtohen nga 5 euro për çdo ditë të qëndrimit me automjet në territor të Serbisë. Në anën tjetër, automjetet me targa të Serbisë nuk do t’i ndërrojnë ato dhe sërish do të paguajnë 0 (zero) euro”.

Në marrëveshje u aprovua se Kosova do t’ia njohë Serbisë polisën e zakonshme të sigurimit, kurse Serbia Kosovës jo.

Marrëveshje duhet parë vetëm si një hap para, por jo edhe zgjidhje e problemit. Prandaj  Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të fillojë të bëjë presion që të njihen targat e Kosovës nga Serbia dhe pastaj të arrihet edhe reciprocitet i plotë në njohjen e polisave”.