Hassan Ruhani: Populli i Iranit nuk përkulet përballë asnjë fuqie
Kryetari i Republikës Islamike të Iranit tha populli i Iranit nuk përkulet përballë asnjë fuqi dhe pas marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+ 1, regjimi sionist ka nisur të dridhet.
Z. Hassan Ruhani, kryetari i Republikës Islamike shtoi se populli i madh Iranit përgjatë muajve të kaluar, botës i ka treguar një pjesë të fuqisë dhe kapacitetit të tij.
Ky popull për nga aspekti politik dhe shoqëror përballë fuqive botërore, realizoi Revolucionin e Madh Islamik dhe ruajti pavarësinë, lirinë dhe dinjitetin dhe duke mos u përkulur përballë asnjë fuqie dhe arriti të ngre lartë flamurin e Republikës Islamike të Iranir nën drejtimin e imam Humeinit (r.a.) .
Kryetari i Republikës Islamike të Iranit , z.Hassan Ruhani tha se populli i Iranit i ka treguar botës kapacitetin dhe fuqinë e tij ushtarake dhe arriti të fitojë dhe sot populli i Iranit i tregoi botës fuqinë e tij të madhe diplomatike, tha në fjalën e tij kryetari Hassan Ruhani.