Kine

Kina do të ndërtojë centralin solar gjigant

Satelitët e drejtorisë amerikane për aeronautikë dhe kosmos(NASA) kanë dërguar fotografitë në të cilët shihen pamjet në të cilin Kina me të madhe vendos panelët solar në shkretirën e saj Gobi, duke ndërtuar centralin më të madh solar në botë e cila me energji do të furnizojë një milion amvisëri, raporton portali National Geographic. Agjensioni ndërkombëtar për energji prêt që Kina do të tejkalojë Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japoninë në projektet e burimeve të ripërtërishme të energjisë gjer në vitin 2035.

Planet për ndërtimin e centralit solar energjetik(CSP) janë në harmoni me planet ambicioze të qeverisë kineze që të zvogëlojë prodhimin e energjisë nga lëndët fosile në vend për 20% gjer në vitin 2030, me zvogëlimin e misioneve me efekte qelqore. Vlerësohet se ky central do të mundësojë Kinës që të zvogëlojë shpenzimin e thëngjillit për 4,26 milion tone në vit.

Centrali solar energjetik Deling do të shtrihet në një hapësirë më shumë se 25 kilometra katror në veriperëndim të Kinës dhe do të prodhojë 200 megavat energji solare. Pas përfundimit të ndërtimit të saj centrali do të ketë gjashtë kulla nga 135 MW, të cilët mund të ruajnë energjinë e nxehtësisë gjer në 3,5 orë.

Faza e pare e projektit përfshin ndërtimin e dy kullave prej 135 MW të cilët do të sigurojnë energjinë për 450 mijë amvisëri kineze. Ky është projekti i parë komercial CSP në Kinë, ndërsa gjer në vitin 2020 pritet se në këtë vend në punë do të jenë tri projekte CSP.

Projekti i centralit solar Deling do të duhej të kryhet gjer në vitin 2017, dhe zhvillohet në bashkëpunim të kompanive kineze dhe amerikane në kuadër të partneritetit të përbashkët amerikano-kineze për energji të ripërtërishme e cila është vendosur në vitin 2009.

Burimi: Al Jazeera