Anglia

Mbledhje ndërfetare në Angli: Dashuria e vërtetë për Zotin çon drejt bashkimit, thotë imami i shquar musliman

Dr. Muhammed Ali Shumali
Dr. Muhammed Ali Shumali

Dr. Shumali tha se çdo njeri ishte si një pikë uji. Çfarë mund të bëjë një pikë uji? Edhe në qoftë se ju keni një milion pika të ujit ju nuk mund të bëni diçka. Por, nëse këto pika uji bashkohen, atëherë ju mund të keni një liqe të bukur. Lutja jonë është që liqeni të rritet dhe ne do të kemi një oqean të unitetit, bashkimit.

Dhurata e dialogut është hulumtuar në tubimin veror të Fokolarëve  në Liverpul javën e kaluar e cila solli së bashku mbi 700 njerëz, duke përfshirë një kontigjent të  madh irlandez. Peshkopi Brendan Leahy i Limerick-ut ishte me delegacionin irlandez.

Duke iu drejtuar mbledhjen verore Peshkopi Brendan Leahy tha se kur Fokolarët kanë filluar në vitin 1943, Chiara Lubich e kishte të vështirë të  imagjinonte se shpirtërorja që po vinte në jetë një ditë do të ndahen nga muslimanët, sikhët, budistët dhe hebrenjtë.

Duke paraqitur stilin e lëvizjes së dialogut, Peshkopi Brenda Leahy u përqëndrua në pikat kyçe: çdo person është një kandidat për vëllazëri universale dhe urdhërimin e Jezusit për dashuri. Dashuria është metoda karakteristike për dialog. Gjithashtu, për shkak se pjesëtarët e feve të tjera e ndajnë Rregullin e Artë të përbashkët në të gjitha tekstet fetare, tha ai në një seancë plenare të titulluar Shpresë për Dialog '. 

Për dialog ne kemi nevojë për të hyrë në lëkurën e tjetrit, të shohim botën si hebrenjt, budistët muslimanët. Ne duhet të jemi të varfër në shpirt, të varfër në shpirt, në mënyrë që të jemi të pasur në dashuri , tha ai duke cituar Chiara Lubich.

Ai vazhdoi: Duke bërë këtë, ne krijojmë një hapësirë ​​të dialogut. Shërndarja e njohurive shpirtërore na bënë të rritemi në unitet, e vërteta, dashuria dhe respekti shpallin perspektivat tona fetare..

Shpërndarjes së platformës me peshkopin Brendan Leahy i bashkohen Dr. JS Puri, një udhëheqës i komunitetit sikh në Irlandë dhe Dr. Muhammed Ali Shumali, i cili mori duartrokitje, ovacione, duke u ngritur të gjithë në këmbë.

Profesori iranian i cili trajnon imamët në Kum, Iran, u takua me spiritualitetin e Fokolarëve në vitin 1997 përmes një prifti benediktin.

Dr. Muhammed Ali  Shumali ka thënë shpesh se feja citohet si shkak i problemeve mes njerëzve. Problemi është se njerëzit e duan Zotin, por në një mënyrë që nuk është e drejtë. Disa kanë një dashuri pronësore për Zotin: Ky është Zoti im, nuk është Zoti juaj .

Rrënja [e kësaj feje] është injoranca ose egoja. Unë dua që të kem një monopol. E dua Zotin për të justifikuar punën time egoiste, për të justifikuar vrasjen dhe padrejtësinë '. Kështu nuk është Zoti, tha ai. Ky është një qenie njerëzore që e ka projektua egon e tij si Zot.

Por Zoti  me të vërtetë është i dashur, tha Dr. Muhammed Al Shumali:

Ju provoni që të pranoheni nga Zoti, të rriteni që të jeni më afër Zotit, që të jetë një njeri i Zotit. Kur ne shkojmë drejt Zotit, ne jemi në gjendje të gjithë t’i duam,  të dëshirojmë mirë për të gjithë. Ne jemi njerëz që punojnë dhe flasin sipas fjalës së Zotit.

Për pesëmbëdhjetë vjet, Dr. Muhammed Ali Shumali ka qenë i përfshirë në Dialogun Musliman- Kristian, ka kaluar periudha kohore me Benediktët, Jezuitët, në Vatikan dhe me Fokolarët në qytetin Loppiano. Në  gjashtë 'raunde të dialogut ai nxiti tema të ndryshme rreth fesë dhe arsyes, etikës, miqësisë, komuniteti si rezultat ka publikuar një seri të botimeve. 

Në përfundim të fjalës së tij, Dr. Muhammed Ali Shumali, Drejtor i Qendrës Islamike të Anglisë, tha se çdo person ishte si një pikë uji. Çfarë mund të bëjë një pikë uji? Edhe në qoftë se ju keni një million pika të ujit ju nuk mund të bëni diçka. Por, nëse këto pika uji bashkohen, atëherë ju mund të keni një liqe të bukur. Lutja jonë është që liqeni të rritet dhe ne do të kemi një oqean të unitetit, bashkimit.”

Duke folur për ICN,  më pas, Dr. Muhammed Ali Shumali tha se është e nevojshme që muslimanët shia dhe muslimanët sunni në Mbretërinë e Bashkuar të shtojnë përpjekjet e tyre për t’u bashkuar dhe të përkrahin më shumë  njëri-tjetrin publikisht, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se nuk ka asnjë problem ndërmjet dijetarëve dhe udhëheqësve.

Ai paralajmëroi të rinjtë kundër njerëzve besimtarët vetëm për shkak se ata ofrojnë mësime nga Kur’ani. Ne duhet të punojmë me të rinjtë për t'i bërë ata të vetëdijshëm për rrezikun e njerëzve që flasin bukur, por nuk kanë thellësi të vërtetë shpirtërore dhe dashuri për Zotin.

Një njeri i Zotit, tha Dr. Muhammed Ali Shumali, gjithmonë do të përpiqet të bashkojë njerëzit për të ndërtuar bashkimin, bashkimin e burrit me gruan, bashkimin e prindërve dhe fëmijëve, bashkimin me fqinjët, bashkimin e njerëzve me besime të ndryshme, por këta njerëz janë shumë përçarës, madje janë duke e përçarë popullin musliman.

Burimi: Catholic