Kampi Veror Vjetor Musliman hap dyert për fëmijë në Rusi
Një kamp veror vjetor musliman për fëmijë është hapur në rajonin Saratov pranë Vollgës në Rusi; një kamp për vajzat do të organizohet muajin e ardhshëm.
Kampi fetar dhe rekreativ për fëmijët muslimanë rusë nga i gjithë vendi është duke u zhvilluar për të katërtën herë, dhe do të mblidhen rreth 150 djem në mes moshës 9 dhe 13 vjeç. Fëmijët janë nga Moska, Shën Petersburgu, Tatarstani, Bashkortostani, Çeçenia, Sverdlovski, shkruan në një mesazh në faqen e internetit website Dumso.ru të Komunitetit Rajonal Musliman.
Udhëheqësit nga Medreseja lokale e qytetit Saratov, Imami, Shejh Said i mësojnë fëmijët nga kombësi të ndryshme, kryesisht përmes bisedës. Ata informojnë fëmijët për Themelet e Islamit, duke përfshirë historinë Islame, parimet morale dhe praktikat rituale. Fëmijët në kamp kanë petka, veshje, fetare dhe kanë ushqim hallall.
Një libër i projektuar posaçërisht përdorët gjatë mësimeve. Përveç mësimeve të tyre, nxënësit angazhohen në aktivitete sportive, udhëtime, ecje, vrapime dhe ngjarje të ndryshme kulturore. Objektet e kampit janë të rrethuar nga një pyll.
Përveç promovimit të një jetese të shëndetshme, me edukim atdhetar të fëmijëve dhe adoleshentëve që janë duke u zhvilluar në kamp me qëllim të zhvillimit të vetëdijes së tyre qytetare dhe duke u dhënë atyre një qasje proaktive ndaj jetës, shkruan një paragraf në gazetën e kampit.
Stërvitja në mëngjes në kampin musliman është e shoqëruar me leximin e sures el-Mulk, Sureja 67 e Kur'anit, e njohur nga lexuesit vendor si Kur'ani Mishari Rashid. Pas kampit 21-ditorë një Garë Kur'anore në këndim-lexim do të mbahet në mesin e studentëve.
Grupi leximit të Kur'anit është mbajtur në mëngjes dhe në mbrëmje, rreth 30 fëmijë janë duke marrë pjesë së bashku me udhëheqësit, ka thënë Imam Abdulkhakim-Hazrat Yafarov, i cili i mëson fëmijët rreth Kur'anit.
Përveç grupit Kur’anor, i cili tubohet në hijen e një tende, nxënësit janë të aftë për të praktikuar kaligrafinë, artet e bukura dhe vallet kombëtare në mesin e aktiviteteve të tjera.
Një program lokal i lajmeve të mbrëmjes, TV Muslimane, trasmetohet çdo ditë. Kampi boton gazetën e vet.
Një kamp musliman vjetor identik për vajzat pritet të mbahet në të njëjtin vend në muajin gusht.
Burimi: Sputnik