Kulturë

Rritet numri i xhamive në botë, për rreth 4 milion në vitin 2019

Xhamia Sulejmanije në Londër
Xhamia Sulejmanije në Londër

Numri i xhamive në botë pritet të rritet në 3.850.000 në vitin 2019, thuhet në një raport.

Sipas  gazetës së përditshme Al-Bajan,  njoftimi vjen nga Deloitte dhe Qendra Islamike për Ekonomi Zhvillim në Dubai, llogaritet se numri aktual i xhamive në botë është në rreth 3.6 milionë.

Raporti njofton se numri i xhamive të reja të ndërtuara në vende të ndryshme nuk është i mjaftueshëm pasi kjo nuk përputhet me rritjen e popullsisë muslimane në botë.

Kjo është veçanërisht kështu sepse në vendet evropiane ku ka një normë të lartë të rritjes së popullsisë muslimane për shkak të konvertimet, migrimit dhe nataliteti. 

Franca është një prej këtyre vendeve që ka nevojë për një numër më të madh të xhamive të reja.

Dalil Bubakr, kryetar i Këshillit Islamik të Francës, thotë se Franca ka shtatë milionë muslimanë dhe vetëm 2.200 xhami.

Ai shtoi se numri i xhamive në Francë ka nevojë të paktën të dyfishohet  për të përmbushur nevojën e muslimanëve francezë.

Në Britani, gjithashtu, janë vetëm 1000 xhami ndërsa dy milionë muslimanë jetojnë në Angli që përbëjnë pesë për qind të popullsisë.

Është thënë se India ka numrin më të madh të xhamive në botë. Ka 300,000 xhami aktive në këtë shtet të Azisë, më shumë se në çdo vend tjetër, duke përfshirë Botën Muslimane.

Burimi: IQNA News