Të Udhëzuarit Në Islam

Në Marok, një francez dhe një zvicëran konvertohen në Islam

Një francez të premten dhe një zviceran të dielen e përqafuan fenë Islame  në Xhaminë Koutoubia në Marrakesh.

Burri francez ra Shehadet, e tha Fjalën e Dëshmisë apo Deklaratën Islame , në prani të mijëra besimtarëve, namazlinjve, në Xhaminë Koutoubia, e cila është xhamia më e madhe në Marrakesh.

Francezi i cili e përqafoi Islamin thuhet se vendosi të ndryshojë emrin e tij, tani ai quhet Adem,  edhe pse feja Islame nuk kërkon që ata, ato që përqafojnë fenë Islame të ndryshojnë emrat e tyre.

Dy ditë më vonë, të dielen, një djal i ri zvicëran, me emrin John, 23-vjeçar , e shpalli Fjalën e Dëshmisë apo Shehadetin  dhe  gjatë muajit të Ramazanit fali edhe namazin e teravisë.

Dëshmitarët okularë thanë se Johni )  (Gjoni) vendosi që tani të quhet Mustafa.

Çdo vit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, një numër i të huajve jo-muslimanë  po e përqafojnë fenë Islame  në Xhaminë Koutoubia, një nga xhamitë më emblematike në Marok.

Burimi: Marrocco News